E punëson në dyqan për ta ndihmuar, fierakja i merr burrin parukieres

Life style

E punëson në dyqan për ta ndihmuar, fierakja i merr burrin parukieres

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 15:31
Ilustrim

Një parukiere nga qyteti i Fierit është ndarë nga i fejuari i saj.

Sipas gazetarit të “Aldo Morning Show”, shkak për ndarjen është bërë pikërisht një punonjëse e re, e cila ka bërë për vete burrin e parukieres. Gazetari tha se burri i ka kërkuar të fejuarës ta heqë nga puna ndihmësen e re, por ajo nuk ka pranuar.

“Një parukiere ka punësuar një ndihmëse dhe në mbrëmje i fejuari i saj i dërgonte në shtëpi të dyja. Nuk vonoi shumë dhe punonjësja ka bërë për vete burrin, ai i ka kërkuar ta heqë nga puna, por ajo nuk ka pranuar dhe i ka thënë se ajo i bën punën. Dhe pak kohë më pas burri është ndarë nga e fejuara”, raportoi gazetari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat