Mësoni të puthni për t’ju mbajtur në mend!

Life style

Mësoni të puthni për t’ju mbajtur në mend!

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 15:38
Ilustrim

Puthja e paharrueshme është momenti kur yjet shkëlqejnë më fuqishëm në qiell, ndërkaq nëpërmjet qiellit shfaqet ylberi i gjatë. Këto momente në detajet e tyre i kanë shënuar shkrimtarët, piktorët, skulptorët, këngëtarët...

Mirëpo, gjithmonë ngelet pyetja, si të bëhet puthja e përsosur dhe çka të bëhet nëse përfundoni me përzierje të gjuhëve me dikë i cili thjesht është i krejtësisht i ngathët? 

Bëhuni edhe ju ekspert i puthjeve…

Disa partnerë fillojnë me një puthje të vogël, të butë, për të vazhduar me puthje franceze, dhe më pas e shohin veten që janë duke thithur buzën e poshtme apo të sipërme të njëri-tjetrit. Sidoqoftë, puthja më e përkryer dhe romantike është ajo që ndahet me personin i cili është me të vërtetë i veçantë për ju.

Për adoleshentët është gjithmonë mirë të lexojnë së pari këshillat bazike për puthje pasi që është gur themel për puthje më intime dhe apasionuese. Pasi që puthja e parë është një moment që të dy dëshironi ta shijoni, është më shumë romantike dhe më pak e sikletshme nëse bëhet derisa të dy jeni vetëm.

Një turmë e njerëzve rreth jush sigurisht që nuk do ta shtojnë vlerën e këtij momenti të veçantë. Prandaj pse mos ta merrni partnerin tuaj për një shëtitje dhe të shkoni në një vend ku mund të përfshiheni në një festim intim për dy persona.

Kur shkëndijat fillojnë të fluturojnë, dhe ju dy tashmë jeni duke u puthur, mos i kufizoni puthjet vetëm në buzë. Është më joshëse, dhe romantike nëse e puthni mjekrën, qafën, majën e hundës, faqet dhe madje qepallat e partnerit. Por përveç kësaj, ka edhe këshilla tjera për puthje që secili prej neve duhet t’i ketë ndërmend.

Kujdesuni të keni kundërmim të mirë të gojës. Vemi bast që do të pajtoheni nëse themi që mënyra më e sigurt për të prishur një puthje të përkryer është nëse ju vjen erë e keqe nga goja. Prandaj lani dhëmbët para se të dilni në takim ose mbani me vete një pako me çamçakëz ose mente dhe merrni një pasi që kryeni ushqimin, një gotë birre apo cigaren.

Pastaj provoni ta zgjidhni momentin e përkryer, mos e puthni personin vetëm pse ndiheni ashtu. Koha e duhur për ta puthur personin është kur ju takohen shikimet dhe asnjëri nuk mundet ta largojë shikimin. Po ashtu është mirë nëse prekni buzët me gjuhë para puthjes, sepse buzët pak të njoma e bëjnë puthjen një përvojë edhe më të kënaqshme.

Një këshillë tjetër për puthje që do t’ju përfshijë edhe më thellë është t’i mbyllni sytë para se t’ju takohen buzët. Duke mbyllur buzët ju jep më shumë kënaqësi pasi që ndihmon në pengimin e çfarëdo hutimi. Dhe për të pasur një përvojë të puthjes të cilën do ta mbani në mend sigurohuni që ta hapni gojën tuaj pak derisa e drejtoni në buzët e partnerit. Dhe derisa buzët ju bashkohen, mbani buzët pak të ndara dhe shtypni butësisht mbi buzët e partnerit tuaj.

Tani që e keni lexuar këtë, tashmë jeni të armatosur me këshilla puthjeve që definitivisht do ta bëjnë përvojën tuaj diçka që do ta kujtoni përgjithmonë. Ngulitni në mendje këto këshilla të puthjeve, dhe veproni sipas këtyre kur ta keni mundësinë ta puthni partnerin tuaj. Dhe pa dyshim, do t’u jepni atyre puthjen për të cilën do të mendojnë gjatë gjithë natës dhe do t’i bëjnë të presin me padurim gjërat tjera që vijnë! 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat