Zbuloni çfarë tipi jeni në dashuri dhe cilat janë gabimet që duhet të shmangni në lidhjen e radhës

Life style

Zbuloni çfarë tipi jeni në dashuri dhe cilat janë gabimet që duhet të shmangni në lidhjen e radhës

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 07:25
Ilustrim

Ai nuk ju kushton kohën dhe vëmendjen e duhur për të cilën keni nevojë? Është më i pavarur se ju kur bëhet fjalë për vendimarrjen në çift? Ndjeni sikur i keni ju frerët ‘’e pushtetit’’ në lidhje dhe personi tjetër nuk arrin të vetëaktualizohet? Mos u shqetësoni nuk jeni i, e vetmi/vetmja që torturon veten me pyetje të tilla, besomëni me qindra e mijëra persona të tjerë gjenden pothuaj në të njëjtën situatë. Arsyeja është shumë e thjeshtë: marrëdhëniet e dashurisë janë gjithmonë të komplikuara. Madje edhe në momentin që mendoni se ‘’zutë mend’’ apo e kuptuat ku po gabonit, vazhdoni të ecni në të njëjtat hapa. Gjithësecili prej jush ka qasjen e tij ndaj marrëdhënies që në psikologji njihet me termin ‘’stili i atashimit’’ që ndryshon nga një person në një tjetër. Duhet të keni parasysh që mënyra se si qaseni në një lidhje ndikohet nga marrëdhëniet që keni patur me prindërit tuaj, që janë edhe njerëzit me të cilët jeni atashuar për herë të parë.

1.Je tipi që shmanget në një marrëdhënie: Mund të ndihesh pak çuditshëm, pasi ndryshe nga njerëzit që të qahen për lidhjet e tyre të dashurisë, për ndarjen e papritur apo dhimbjen e pafund, ti e merr veten shumë shpejt nga një ndarje. Nuk të pëlqen kur të tjerët varen nga ty dhe e specifikoni që në fillim këtë gjë, nuk të pëlqejnë dramat dhe idealizimi i partnerit. Zgjidhja e situatës: Mos u frikëso, thuaji partnerit që ke nevojë të marrësh kohë dhe që duhet të rspektojë hapësirat e tua.

2.Je tipi që ke nevojë për një marrëdhënie: Ndërsa të gjitha shoqet e tua janë fejuar, martuar, madje po bëhen gati të martojnë fëmijët (shaka), ti ende nuk ke gjetur partnerin e duhur, ndonëse je tipi që ke nevojë vazhdimisht të jesh në një marrëdhënie. Je e ndjeshme ndaj luhatjeve të humorit të tij, kalon shumë kohë duke menduar për gjërat që keni bërë, bëni ose do t’i bëni në të ardhmen, kur je beqare ndihesh e paplotësuar dhe shpeshherë merr edhe vendime të nxituara si psh të lidhesh me një partner të ri shumë shpejt.  Zgjidhja e situatës: dil me njerëz që në kushte normale do u thoje  JO. 

3.Je tipi që shfaq siguri në një marrëdhënie: Siguria që ke mund të trembë partnerin fillimisht pasi të ndan vetëm një fije e hollë nga roli i Super Woman, e ke të lehtë të shfaqësh ndjenjat e tua, beson se ka shumë njerëz aty jashtë për ty dhe mendon se mund t'ia dalësh e vetme në çdo situatë. Por jo gjithmonë gjërat janë ashtu siç do t'i tregosh tek të tjerët.

Njerëzit e sigurtë janë më të prirur të kenë marrëdhënie përmbushëse, por nuk kanë imunitet ndaj problemeve. Zgjidhja e situatës: Vetëdijesohu për çdo sjellje që po toleron sepse je e prirur të falësh shumë lehtë. Komuniko për çdo gjë që të bën të ndihesh e palumtur apo në ankth.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat