Marrëdhëniet nuk mund të jenë “rozë” gjatë gjithë kohës.
Ju dhe i dashuri juaj nuk mund të pajtoheni gjithmonë në lidhje me një temë të caktuar.
Me vetëdije ose jo, shpesh thoni gjëra që për partnerin tuaj janë shumë të rënda dhe e lendojnë atë. Komunikimi është një pjesë e rëndësishme e takimeve, por ndonjëherë, duke thënë shumë mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi.
Vajza, ka gjëra të caktuara që nuk duhet të thoni nëse dëshironi që ta mbani marrëdhënien e tyre të fortë, ja cilat janë ato:
1-Mendoj se jam shtatzënë
Nëse doni të shihni fytyrën horror të të dashurit tuaj, mjafton t’i thoni që jeni shtatzënë. Jeta e tij do ndryshojë përgjithmonë.
2- Duhet të flasim
Të dëgjojë këtë fjalë, mund ti shkatërrojë ditën sepse mendon se diçka ka shkuar gabim dhe ju jeni gati të ndaheni.
3-Pse nuk bëhesh burrë?
Ti thuash këtë fjalë gjatë një debati, është sikur ti thuash se je i dobët dhe i lëkundur. Askush sdo ta dëgjojë këtë nga e dashura e tij
4-I urrej prindërit e tu
Nëse urreni prindërit e tij, më mirë mbajeni brenda dhe mos ia thoni asnjëherë këtë gjë. Ai mund të ketë një marrëdhënie shumë të mirë me ta dhe e humbura jeni ju.
5-Shoku yt i ngushtë është shumë HOT
Ky është sekreti më i madh që mund të mbajë një femër sepse ti lësh të dashurit të kuptojë se shoku i tij i ngushtë është më i pashëm se ai, s’do jetë më i sigurtë për lidhjen tuaj
6-Do që të kemi fëmijë?
Ndoshta ai dëshiron, por është një ndër gjërat për të cilat e ka shumë të vështirë të flasë sepse prindërimi është përgjegjësi e madhe.
7-Nuk je romantik
Nëse ju do, ai do përpiqet gjithmonë të jetë romantik, në mënyrën e tij sigurisht, kështu që mos ia bëni më të vështirë se ç’mund ta ketë.
8-Ti flirton me koleget e punës
Të gjitha femrat dyshojnë se çfarë mund të bëjnë meshkujt në punë, por jo e gjithë jeta mund të jetë “Film”.