Si të komunikosh me partnerin

Life style

Si të komunikosh me partnerin

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 09:23
Ilustrim

Gjatë bisedës me partnerin tuaj, kushtoni vëmendje që fjalët tuaja të jenë të shkurta, të qarta, mos ngatërro temat, mos jep ultimatume. Dhe në fund, me gjithë këto këshilla, shpresojmë që të zësh mend!

Studiuesit kanë vënë re që interpretimi i një mesazhi mbulohet 55% nga lëvizjet e trupit, 38% nga gjuha (pra nga toni i zërit), 7% nga komunikimi verbal ashtu siç është (d.m.th në bazë të fjalëve që thuhen).

Për këtë duhet të dish kush janë me të vërtetë elementet për t’u mbajtur nën kontroll, ndoshta dhe duke parë shumë biseda tonat.

1. Fol shkurtë dhe prerë

Një nga ankesat më të mëdha të meshkujve është që ne femrat flasim shumë, shumë fare. Sipas një kërkimi të fundit, që u botua në “NeuroImage journal”, mendja e meshkujve i pranon tingujt mashkullorë si bisedë, ndërsa ato femërorë si muzikë. Kjo do të thotë se në qoftë se i sugjeron, i sugjeron pa pushim, nuk të dëgjon më dhe në vesh i mbërrin një tingull “blablabla”.

2. Lëri lotët, se mund të nxehet më keq

Kryesore është ta kontrollosh bisedën, ta mbash në një klimë pozitive. Kur shikon se biseda me të merr tjetër rrugë dhe të bën të mendosh negativisht, përpiqu ta përmirësosh klimën: nuk kemi para, vërtet, por kjo nuk do të thotë se nuk kalojmë mirë. Mund të organizojmë diçka të bukur me shumë pak shpenzime.

3. Mos i ngatërro temat

Përpiqu çdo herë që mendon diçka, t’ia thuash dhe mos e mbash përbrenda. Sa më shumë mbledh, me shpresën se mund të bëni një moment një bisedë të plotë, aq më shumë rrezikon të shpërthesh dhe biseda të fillojë me sherr.

4. Mos i vë dilema, hyr në temë

Para se të fillosh t’i flasësh për një problem, apo për diçka që ke në plan, filloje: “Do të të them diçka, sepse nuk e mbaj dot më përbrenda”.

5. Gjej pikat e tij të dobëta

Në vend që të grindesh, mund të gjesh pikat e tij të dobëta dhe të hedhësh grepin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat