Nëntë rregullat e modës të cilave duhet t’iu përmbahen anëtarët e Familjes Mbretërore

Life style

Nëntë rregullat e modës të cilave duhet t’iu përmbahen anëtarët e Familjes Mbretërore

Më: 30 dhjetor 2017 Në ora: 08:34
Kate Middleton

Të qenit anëtar i Familjes Mbretërore kërkon më shumë përkushtim se ç’mendoni.

Jo vetëm se duhet të buzëqeshni tërë kohën, por gjithashtu duhet të visheni mirë tërë kohën.

Kjo do të thotë se nuk guxoni t’i vishni apo mbathni disa gjëra të caktuara, pavarësisht se me kë apo ku dilni.

Disa nga këto rregulla janë të pritshme, si p.sh. femrat e Familjes Mbretërore nuk guxojnë të veshin funde të shkurtra, por disa tjera janë më të komplikuara.

Sidoqoftë, ua sjellim 9 rregullat e modës të cilave duhet t’iu përmbahen anëtarët e Familjes Mbretërore:

– Dukesha asnjëherë nuk guxon të veshë funde apo fustane të shkurtra

– Femrat mbretërore rrallëherë vënë tiara, sepse ato janë të rezervuara vetëm për raste të veçanta

– Mbretëresha duhet të vishet me ngjyra më të ndritshme

– Prince George duhet gjithmonë të veshë pantallona të shkurtra

– A e keni vërejtur ndonjëherë ndonjë Dukeshë pa geta? Normalisht se jo, pasi që getat janë të domosdoshme për femrat e Familjes Mbretërore!

– Mbretëresha vë dorëza 99% të kohës

– Dukesha e Kembrixhit gjithmonë mbanë kuletë, sepse nëse nuk ndihet e rehatshme për ta përshëndetur dikë me dorë, ajo e mban kuletën me dy duart

– Femrat mbretërore nuk guxojnë t’i lyejnë thonjtë me çfarëdo ngjyre

– Meshkujt mbretërorë i mbajnë uniformat ushtarake edhe pasi ta kenë përfunduar shërbimin ushtarak. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat