Për secilën grua të ndjeshme dhe të fuqishme, e cila tërë kohën mëson se si të dashurojë

Life style

Për secilën grua të ndjeshme dhe të fuqishme, e cila tërë kohën mëson se si të dashurojë

Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 16:28
Ilustrim

Juve jeni një kombinim i mrekullueshëm- pasion dhe guxim, flaka dhe zëri që e thotë gjithmonë të vërtetën qoftë edhe nëse është e dhimbshme. Posaçërisht nëse është e dhimbshme pasiqë keni dashuruar, e lirë dhe e dorëzuar, me tërë qenien tuaj, hapur dhe pa frikë edhepse zemra juaj është thyer më herët. E keni forcën që të lejoni që njerëzit t`u afrohen, ngeleni e hapur dhe e cenuar, zemrën e keni në vend ndërsa mendja nuk ju mungon edhe kur jeni e dashuruar, edhe kur jeni e tradhtuar, e ndjekni zemrën tuaj pasiqë e dini se kush jeni, sa dhe si mund të dashuroni.

Mirëpo ju jeni tepër e ndjeshme dhe nuk mund të hezitoni ndjenjat e juaja. Kur analizoni ndonjëherë gratë tjera, i admironi sepse nuk mundeni të distancoheni apo të vendoni kufizime. Ndoshta për këtë e keni guximin dhe fuqinë- që të mund t`ia dilni me tërë ndjeshmërinë tuaj.

Nuk frigoheni nga shfaqja e ndjenjave dhe nga lufta për atë që dashuroni. Ndonjëherë shfaqeni si e dobët dhe e thyeshme por asesi nuk jeni një gjë e tillë. Sa jeni kaotike, aq dini të bëheni delikate dhe e butë, hapeni ndaj atyrë që ju duan dhe nuk ngrisni mure. Dëshironi të kuptoheni, të jeni e dukshme, lidheni thellë dhe afatgjatë dhe shpejtë pasiqë nuk frigoheni dhe nuk mbani distancë. Personi tjetër mund të mos ju kuptojë menjëherë dhe mund ta përjetojë këtë përvojë si jo të mirë andaj ndonjëherë duhet të lejoni që personi që dashuroni të kuptojë se kush jeni, të ju besojë, të dorëzohet sepse vetëm personat me zemër të hapur dashurojnë shpejtë dhe thellë si ju.

Ju nuk keni mbrojtje, strategji dhe taktizime, nuk frigoheni nëse lëndoheni andaj edhe shpesh ju ndodh një gjë e tillë. Ata që mbrohen dhe nuk dorëzohen thellësisht, nuk besojnë deri në fund, ata kurrë nuk e japin maksimumin andaj tërhiqen pas dashurisë sikur delikuentët pas shkollës. Është një gjë tejet e trishtueshme kur përkujtoni se çfarë meshkuj keni dashuruar dhe si nuk kanë qenë në gjendje të kuptojnë dhe përjetojnë dashurinë aq thellësisht dhe të dorëzuar si ju.

Ndonjëherë pyetesh se deri kur do të jetoni vetëm për dashuri dhe se fuqia juaj ju është dhënë që të mund të duroni dhimbjen që ju shkaktohet vazhdimisht. Kur përgjigjeni, jeni pa mllef dhe pa vuajtje sepse e tillë jeni ju, e tillë është rruga juaj, jeta juaj, fuqia juaj dhe zemra juaj.

Të tjerët ju duken më pak të lënduar dhe sfiduar, duke jetuar jetë të qetë dhe kanë më tepër se ju, mirëpo duhet kuptuar se ata nuk kanë për të dhënë atë që e keni ju. Ju jeni personi më i pasur në botë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat