‘’Gjuetia online’’, rrjetet sociale si instrument për të gjetur partnerë të rinj

Life style

‘’Gjuetia online’’, rrjetet sociale si instrument për të gjetur partnerë të rinj

Më: 6 janar 2018 Në ora: 12:47
Ilustrim

Studimi i “Global Digital Statshot”  vetëm pak kohë më parë nxori disa të dhëna interesante për rritjen e vrullshme që kanë marrë platformat sociale që nga Facebook, Instagram, WhatsApp, YouTube etj

Nga 7.5 miliardë e popullsisë botërore, 3.8 miliardë e njerëzve janë të lidhur me internet dhe më shume se 3 miliardë janë përdorues aktiv në rrjetet sociale, referuar kjo të dhënave të 6 mujorit të parë të 2017-ës.

Rreth 40% e popullsisë përdorin rrjetet sociale, të cilat kohët e fundit janë bërë edhe një instrument i pagabueshëm për të gjetur partnerë të rinj sepse praktikisht mund të dish çdo gjë për ta.

Facebook është tashmë një terren shumë i mbrojtur për t’u ekspozuar dhe duket sikur trendi i ri i ‘’gjuetisë online’’ me më shumë mundësi për tu ekspozuar është Instagram-i.

Megjithatë dominues në tregun e rrjeteve sociale vazhdon të jetë ‘’platforma blu e” Mark Zuckerberg, Facebook-u, që është rrjeti më i përdorur social në botë me më shumë se 2 miliardë përdorues aktivë mujorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat