Si të veproni nëse partnerit tuaj nuk i pëlqen që ju të vëni makijazh

Life style

Si të veproni nëse partnerit tuaj nuk i pëlqen që ju të vëni makijazh

Më: 8 janar 2018 Në ora: 22:32
Ilustrim

Mund të duket shumë e çuditshme që partneri të jetë kundër që ju të bëni makijazh. Por ka edhe raste të tilla që meshkujt imponojnë partneret e tyre mos të përdorin fare grim, me pretendimin se duken më të bukura krejt natyrale dhe se nuk kanë nevojë të grimohen.

Por ja cilat janë arsyet e vërteta se përse një mashkull reagon në këtë mënyrë në lidhje me grimin dhe se si duhet të veproni:

1. Ai është xheloz

Një nga treguesit kryesorë të kësaj sjelljeje ka të bëjë kryesisht me xhelozinë e një mashkulli, pasi kur ju bëni makijazh dukeni më tërheqëse dhe ky fakt e bën atë të xhelozohet.

Prandaj në këtë situatë duhet të bindni partnerin tuaj se makijazhi ju bën juve të ndiheni më mirë me veten dhe se ju nuk lyheni për të tërhequr meshkuj të tjerë.

2. Ai është mësuar t’ju shohë për një kohë të gjatë pa makijazh

Nëse ju keni kaluar një shtatzëni apo keni pasur një situatë kur nuk përdornit thuajse fare grim, në momentin që ju filloni sërish të grimoheni partneri nuk është mësuar me pamjen tuaj të re.

Në këtë rast mundohuni t’i shpjegoni atij se juve ju pëlqen të bëni makijazh dhe fakti që nuk e keni përdorur për një farë kohë ka qënë e lidhur me situatën në të cilën keni qenë.

3. Ai pretendon se dukeni më e re pa makijazh

Nëse jeni në një situatë kur partneri juaj ju thotë vazhdimisht të mos bëni më makijazh pasi dukeni më e re, atëherë edhe këtu ka diçka që nuk shkon.

Përpiquni t’i shpjegoni partnerit tuaj se ju ndiheni shumë mirë dhe më e bukur kur zbukuroheni. Nëse ai ende vazhdon të këmbëngulë, atëherë duhet t’i shpjegoni se rinia juaj nuk qëndron tek makijazhi apo mungesa e tij dhe se nuk është korrekte ndërhyrja e tij e tepruar në pamjen tuaj të jashtme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat