Publiciteti i ‘H&M’ shpërthejnë polemikat për racizëm

Life style

Publiciteti i ‘H&M’ shpërthejnë polemikat për racizëm

Më: 9 janar 2018 Në ora: 16:01
H&M

Nuk rreshtin polemikat në lidhje me publicitetin e kompanisë së veshjeve H&M që u konsiderua me tone raciste duke qenë se në të paraqitet një fëmijë me ngjyrë që vishte një bluzë ku shkruhej ‘Majmuni më i bukur i xhunglës’.

Kompania suedeze kërkoi menjëherë falje duke përdorur rrjetet sociale, por kjo nuk i ndaloi reagimet e forta në botën sportive. Një prej personaliteteve më me peshë që reagoi me forcë ndaj këtij publiciteti ishte LeBron James, i cili shprehu indinjatën e tij në Instagram.

“Keni gabuar gjithçka”, lexohet në postimin e yllit të Cleveland Cavaliers, “Kjo është e papranueshme, nuk duroj më. Në këtë foto unë shoh një mbret të ri, sovranin e botës, një forcë të paprekshme që nuk do të mund të mohohet kurrë. Ne afro-amerikanët duhet të thyejmë këto tabu dhe t’i tregojmë botës se gabohet dhe të punojmë akoma më fortë për përkatësinë tij. Kjo luftë do të na shpërblejë’.

Një tjetër reagim i shfaqur ishte edhe ai i Kevin prince Boateng, edhe ky nëpërmjet Instagram ku fotos së vogëlushit iu bashkangjit një mesazh ku drejtohej pyetja: Seriozisht e keni? së bashku me hashtagët: ‘humbën toruan’ dhe ‘jo racizmit’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat