Përse sinqeriteti është politika më e mirë

Life style

Përse sinqeriteti është politika më e mirë

Më: 9 janar 2018 Në ora: 16:41
Ilustrim

Shumica prej nesh gënjejmë herë pas here në mënyrë që t’i shmangim situatat e vështira dhe i fshehim ndjenjat apo qëllimet tona.

Sidoqoftë, gënjeshtrat gjithmonë kanë një çmim, përderisa e vërteta është e paçmueshme.

Prandaj, duke pasur këtë në konsideratë, është e rëndësishme t’i keni parasysh disa arsye se përse gjithmonë duhet të jeni të sinqertë:

– E vërteta gjithmonë zbulohet, ndërkaq duke gënjyer vetëm sa ‘blini kohë’ por në fund gjërat përfundojnë më keq sesa që do të përfundonin në fillim

– Do të ndiheni më mirë për veten nëse jeni të sinqertë dhe të hapur

– Tjerët do t’ju besojnë dhe besimi është themeli i çdo lidhjeje – qoftë miqësore apo dashurore

– Tjerët gjithmonë do të kërkojnë mendimin dhe këshillën tuaj të sinqertë

– Nuk do të keni nevojë të mbani mend një sërë gënjeshtrash. Gënjeshtrat gjithmonë shpijnë në më shumë gënjeshtra për t’i fshehur ato të parat, dhe kështu krijohet një cikël i pafundmë me gënjeshtra që vështirë mbahen mend

– Përmes gënjeshtrave mund t’ia lehtësoni vetes gjërat përkohësisht, por duke qenë të sinqertë mësoheni si të ballafaqoheni me situatat e vështira dhe zhvilloheni si person. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat