Sa shpesh duhet të ushtroni për t’i vërejtur rezultatet - Bota Sot
Sa shpesh duhet të ushtroni për t’i vërejtur rezultatet

Life style

E shtunë, 20 tetor 2018

Sa shpesh duhet të ushtroni për t’i vërejtur rezultatet

Më: 10 janar 2018 Në ora: 14:33
Ilustrim

Nëse veç e keni synim edhe për këtë vit të filloni të merreni me fitnes, me siguri se jeni duke menduar sa kohë do t’ju merr derisa t’i realizoni qëllimet.

Në mënyrë që stërvitjet tuaja të prodhojnë rezultate, ushtrimet fizike duhet të bëhen shprehi e rregullt, thotë Chris Jordan, fiziologu i cili e ka krijuar rutinën 7-minutëshe ushtrimore.

Rutina e tij është bërë hit në internet ndërsa është e bazuar në formën e popullarizuar të fitnesit të quajtur stërvitjet me intervale.

Rutina e tij është e dizajnuar t’ju dhurojë të gjitha përfitimet e ushtrimeve fizike brenda një kohe të shkurtë – por duhet ta bëni atë rregullisht.

Sipas Jordan, minimum duhet ta bëni rutinën e tij 3-5 herë në javë për t’i gëzuar të gjitha përfitimet.

Kjo këshillë e tij është e mbështetur edhe shkencërisht, ku shkencëtarët kanë zbuluar se rezultatet më të mira për shëndetin e zemrës arrihen kur personat stërviten 4-5 herë në javë.

Studimi që e konfirmon këtë është publikuar në revistën ‘American Heart Association’.

Për të arritur rezultate, thotë Jordan, konsistenca është çelësi kryesor! 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test