Femrat të cilat kanë të dashur joshës janë më të motivuara t’i përmbahen dietës - Bota Sot
Femrat të cilat kanë të dashur joshës janë më të motivuara t’i përmbahen dietës

Life style

E premte, 20 prill 2018

Femrat të cilat kanë të dashur joshës janë më të motivuara t’i përmbahen dietës

Më: 10 janar 2018 Në ora: 14:36
Ilustrim

Motivimi i një gruaje për t’iu përmbajtur dietës mund të jetë i ndërlidhur me pamjen fizike të partnerit të saj – të paktën kështu sugjeron një studim i fundit nga Universiteti Shtetëror i Floridas.

Pamja e mirë fizike e femrës dhe partnerit të saj kishin luajtur rol të rëndësishëm në motivimin e tyre për t’iu nënshtruar dhe për t’iu përmbajtur një diete.

Femrat më pak joshëse të cilat kishin pasur partnerë joshës kishin qenë më të prira të ndihen se duhet t’i nënshtrohen dietës për t’i mirëmbajtur linjat e tyre fizike, ndërsa femrat më joshëse me të dashur më pak joshës nuk ishin ndjerë të obliguara t’i nënshtrohen dietës.

Për këtë konstatim, hulumtuesit kanë analizuar motivimet për dietë të 223 çifteve të porsamartuara.

Ndonëse studimi ka qenë i përmasës së vogël, shumë ekspertë pajtohen se kjo gjë është e vërtetë dhe se kur njëri partner është më joshës se tjetri, ky i dyti ndihet i obliguar të duket më mirë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test