Përzierja e alkoolit me pije energji jua rritë shanset për seks të rastësishëm - Bota Sot
Përzierja e alkoolit me pije energji jua rritë shanset për seks të rastësishëm

Life style

E hënë, 23 korrik 2018

Përzierja e alkoolit me pije energji jua rritë shanset për seks të rastësishëm

Më: 10 janar 2018 Në ora: 16:42
Ilustrim

Shumica e njerëzve sot e përziejnë alkoolin me pije energjike, dhe kjo po i nxitë studentët të bëjnë seks të rrezikshëm.

Studentët të cilët janë në universitet dhe e përziejnë alkoolin me pije energjike janë më të prirë të bëjnë seks të rastësishëm, sipas një hulumtimi nga Universiteti i Buffalos.

“Përzierja e pijeve energjike me alkool mund të shpijë në konsumim të tepërt të alkoolit, pasi që kafeina e bën më të vështirë ta kuptoni se sa të dehur jeni”, thotë autorja e këtij studimi, Kathleen e. Miller.

Hulumtimet e mëhershme kanë treguar se rreziqet e përzierjes së alkoolit me pije energjike ndikojnë në përleshjet me tjerët dhe në vozitjen në gjendje të dehur.

Por, hulumtimet e fundit, përderisa nuk thonë se përzierja e pijeve energjike me alkool e ‘detyron’ dikë të bëjë seks të rastësishëm, të paktën ia rritë shanset për ta bërë atë veprim.

Seksi i rastësishëm dhe në gjendje të dehur ka pasoja të rrezikshme, duke përfshirë shtatzënitë e padëshiruara, sulmet seksuale dhe transmetimin e sëmundjeve seksuale!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test