Studimi: Vajzat që jetojnë në fshatra, fillojnë të kenë më herë marrëdhënie seksuale

Life style

Studimi: Vajzat që jetojnë në fshatra, fillojnë të kenë më herë marrëdhënie seksuale

Më: 11 janar 2018 Në ora: 11:48
Ilustrim

Nëse prindërit tuaj do të zhvendoseshin nga qyteti i madh në një fshat të vogël për t’ju dhënë një fëmijëri më të pafajshme, ata mund të kishin “bërë” gabime.

Hulumtimet e reja nga Qendra për Kontrollin dhe Mbrojtjen e Sëmundjeve kanë zbuluar se vajzat që jetojnë në zonat rurale kanë më shumë gjasa të kryejnë marrëdhënien e parë seksuale shumë më herët në krahasim me ato që jetojnë në qytete.

Gratë që jetojnë në zonat rurale u bënë seksualisht aktive mesatarisht në moshën 16.6 vjeçe, ndërsa gratë që banonin në kryeqytet sipas këtij studimi bëhen aktive seksualisht mesatarisht një vit më vonë, pra 17.4 vjeçe.

Hulumtimi i cili u krye nga Studimi Kombëtar i Rritjes Familjare, intervistoi 10 mijë vajza dhe gra amerikane.

Gjithashtu studimi arriti të gjejë se gratë që jetojnë në fshatë kanë tendencë të kenë më shumë fëmijë, por anasjelltas ato gjithashtu përdorin më shumë forma të ndryshme të kontrollit ë lindjes, si sterilizimi ose vendosja e spirales.

Gratë që jetoni në qytete kishin prirje të kishin më pak fëmijë (sigurisht që kjo lidhet edhe për shkak të hapësirës së banimit në banës e cila nuk lejon të kesh shumë fëmijë për shkak se nuk ke vend), porse ato përdornin më pak mbrojtëse të tilla si pilulat apo edhe spiralja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat