Pesë aftësitë të cilat duhet t’i përvetësoni deri në vitin 2020 për të pasur një punë me rrogë të lartë - Bota Sot
Pesë aftësitë të cilat duhet t’i përvetësoni deri në vitin 2020 për të pasur një punë me rrogë të lartë

Life style

E hënë, 23 korrik 2018

Pesë aftësitë të cilat duhet t’i përvetësoni deri në vitin 2020 për të pasur një punë me rrogë të lartë

Më: 11 janar 2018 Në ora: 11:53
Ilustrim

Një statistikë interesante ishte publikuar në një raport të Forumit Botëror të Ekonomisë në vitin 2016, ku thuhej se trendet momentale teknologjike janë duke shkaktuar ndryshime të shumta në përmbajtjen e kurrikulave të shumë fushave akademike, ndërsa rreth 50 për qind të njohurive të një lënde të vitit të parë iu kishte skaduar ‘afati’ deri në kohën kur studenti e kishte përfunduar universitetin.

Bota po ec me një ritëm po aq të shpejt sa teknologjia. Duket se robotët dhe inteligjenca artificiale do të jenë prezentë në çdo vend të punës.

Në fakt, një letër hulumtuesi nga Universiteti i Oksfordit ka zbuluar se automatizmi i kërcënon një numër të madh të profesioneve, jo vetëm punën e përditshme, dhe tregon se rreth 47 për qind e punëve janë të rrezikuara në SHBA.

Por, si të mos ndiheni të kërcënuar në të ardhmen nga avancimet teknologjike? Si ta forconi CV-në tuaj deri atëherë?

Pyetje e vështirë, por këshilla më e mirë është të adaptoheni me kohën.

Sipas statistikave, këto do të jenë pesë aftësitë më të kërkuara nga punëdhënësit deri në vitin 2020:

Mendimi kritik – aplikimi i logjikës dhe arsyes do të bëhet më i rëndësishëm me rritjen e automatizmit sepse do të kemi nevojë t’i menaxhojmë dronet me etikë – e gjithashtu edhe tranzicionet shoqërore të cilat i shkakton ky proces. Punëdhënësit do të kërkojnë vlerësues të mirë të cilët mund ta shohin përfitimin dhe ta maksimizojnë atë.

Zgjidhja e problemve komplekse – 36 për qind e të gjitha punëve nëpër industri do ta kërkojnë këtë aftësi thelbësore deri në vitin 2020. Do t’iu nevojitet të mendoni në mënyrë kreative gjatë kohës kur e zgjidhni një problem.

Kreativiteti – Në vitin 2015, kreativiteti kishte qenë aftësia e 10’të e kërkuar, por tani është e 3’ta. Tani teknologjia është fantastike por kreativiteti nevojitet për të eksploruar përdorime të reja për teknologji të reja, për t’i inspiruar tjerët, etj. Pra, kreativiteti asnjëherë nuk do të del nga moda!

Inteligjenca emocionale – edhe në të ardhmen do të ketë vende të punës për njerëz dhe ata njerëz do të duhet të dinë si të menaxhojnë. Menaxherëve u nevojitet inteligjenca emocionale për t’i lexuar në mënyrë profesionale nevojat dhe për t’iu përgjigjur atyre në mënyrë profesionale. Robotët nuk mund t’i kuptojnë ndjenjat (të paktën ende), prandaj inteligjenca emocionale do të jetë e rëndësishme edhe në vitet e ardhshme.

Aftësitë ekipore – Aftësia për të bashkëpunuar me një ekip do të bëhet shumë më e rëndësishme. Robotët do të bëjnë një punë fantastike dhe procedurale e cila do t’u mundësojë njerëzve ta bëjnë atë që e bëjnë më së miri – të jenë kreativë dhe të punojnë si ekip për t’i realizuar idetë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test