Harroni ‘Followers’-at dhe bëhuni optimiste: Katër hapa për t’u bërë më e lumtur - Bota Sot
Harroni ‘Followers’-at dhe bëhuni optimiste: Katër hapa për t’u bërë më e lumtur

Life style

E hënë, 23 korrik 2018

Harroni ‘Followers’-at dhe bëhuni optimiste: Katër hapa për t’u bërë më e lumtur

Më: 11 janar 2018 Në ora: 17:12
Ilustrim

A jeni e lumtur? Kjo është pyetje shumë e thjeshtë, por tejet e vështirë për t’iu përgjigjur.

Pavarësisht se të dhënat tregojnë se në Mbretërinë e Bashkuar është rritur niveli i lumturisë qysh nga viti 2011, streset ditore të jetës – problemet në punë, shqetësimet e rrjeteve sociale, pasiguria politike, etj. – nuk janë duke u larguar.

Filloni me gjërat bazike

Vendosjani vetes qëllim të bëheni më e lumtur dhe më pozitive. Bëni gjëra të thjeshta si gjumë mjaftueshëm, ushtrime fizike dhe hani shëndetshëm. Do të befasoheni nga ndikimi që kanë këto gjëra në disponimin tuaj.

Bëni atë që e bëni më së mirë

Mund t’ju duket si gjë e lehtë, por faktikisht nëse bëni gjënë në të cilën jeni shumë e mirë – qoftë vrapimi, vizatimi, shkrimi apo këndimi – ju i bëni nder të madh mendjes dhe vetëbesimit tuaj.

Harroni ‘Followers’-at

Me rrjetet sociale që janë bërë të pandashme nga jeta jonë, shpeshherë e gjejmë veten duke shfletuar në Instagram apo Facebook dhe i xhelozojmë miqtë të cilët janë duke postuar fotografi të aventurave të tyre. Është shumë e lehtë të biem në kurthin e krahasimit të jetëve tona me të tjerëve që i shohim në internet, por kjo vetëm sa na ulë vetëbesimin dhe na bën të ndihemi të padobishëm.

Mendoni pozitivisht

Edhe kjo mund t’ju duket si këshillë e qartë, por optimizmi është esencial për të qenë e lumtur. Nëse e ushtroni veten të mendoni në mënyrë pozitive, shanset janë të mëdha se do të ndiheni më e lumtur dhe më produktive në përditshmëri.

Sidoqoftë, sigurohuni se e keni balancuar optimizmin me realizëm, sepse nuk është mirë ta shpresoni të pamundurën!

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test