3 shenjave të horoskopit që do u thyhet zemra këtë vit - Bota Sot
3 shenjave të horoskopit që do u thyhet zemra këtë vit

Life style

E diel, 22 prill 2018

3 shenjave të horoskopit që do u thyhet zemra këtë vit

Më: 11 janar 2018 Në ora: 23:06
Ilustrim

Shenja juaj e zodiakut bazohet në datën e lindjes dhe pozicioni i yjeve dhe planetëve atë ditë ndikon pothuajse në gjithçka në karakterin tuaj, në jetën tuaj të dashurisë etj. Viti 2018 nuk do të jetë i mbarë për të gjitha shenjat, por këto 3 të mëposhtme do të pësojnë zhgënjimet më të mëdha e do t’u thyhet zemra!

Akrepi

Në një marrëdhënie jeni ju që pëlqeni të vendosni se çfarë do të bëhet dhe çfarë jo ! Keni tendencën te jeni posesivë dhe të vendosni standarde të paarritshme duke përfunduar të zhgënjyer. Akrepi e mban brenda inatin, mërzinë dhe kjo ndikon negativisht në lidhjet e dashurisë pasi çon në thellimin e problemeve. Këto sjellje këtë vit nuk do të tolerohen dhe ju mund ta gjeni veten vetëm dhe me zemër të thyer.

Binjakët

Ndjeni se diçka jashtë në botë do t’ju kompletonte , por e keni shumë të vështirë të gjeni atë copëz që ju mungon ! Ankoheni për të gjitha lidhjet në të cilat përfshiheni dhe jeni vetë ju që i shkatërroni. Mendoni se nuk jeni në një marrëdhënie të vërtetë dhe personi krahë jush nuk është shpirti binjak. Ngrini mure dhe ndonëse jeni shenja e komunikimit kur vjen puna në fushën e ndjenjave , ngecni. Kjo gjë shkakton keqkuptime dhe ky vit thjesht nuk do të jetë i juaji.

Peshorja

Ndonjëherë ndiheni sikur fati është kundër jush, pavarësisht gjithçkaje që bëni. Mësimet që çdokush merr në këtë jetë, ju i merrni si dështime personale dhe e ndëshkoni veten për këtë fakt. Në lidhje jeni skeptikë dhe prireni të bëni me faj partnerin për gabimet tuaja. Kjo situatë mund të bëhet e padurueshme dhe kur mos ta prisni, do gjendeni të vetëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test