Testi Feng shui: Shikoni nëse mbizotëron në shtëpinë tuaj energjia pozitive apo negative

Life style

Testi Feng shui: Shikoni nëse mbizotëron në shtëpinë tuaj energjia pozitive apo negative

Më: 12 janar 2018 Në ora: 09:28
Ilustrim

Testi Feng shui do t’ju ndihmojë që të zbuloni se në shtëpinë tuaj a mbizotëron energjia pozitive apo negative.

Test shumë i thjeshtë i energjisë në shtëpi bëhet me ndihmën e flakës së qiririt. Kështu verifikohet a është “e pastër” energjia në pjesë të caktuara.

Ju nevojitet një qiri, mbajtësi i qiririt, çakmaku dhe qetësi e plotë…

Uluni në vend të qetë në banesë (shtëpi). Ndizni qiririn në mbajtës para vetës dhe qëndroni qetë disa minuta me kapakë të lëshuar.

Bëni distancë të mjaftueshme midis frymëmarrjes suaj dhe flakës së qiririt.

Nëse energjia e hapësirës është e mirë – flaka e qiririt është e qetë dhe ka ngjyrë të verdhë ari.

Nëse flaka e qiririt pëlcet duke u djegur, ka ngjyrë të kaltër, sillet çuditshëm, ‘kërcen” apo qet shkëndija – atëherë hapësirën duhet pastruar energjetikisht.

Flaka tregon që në memorien e mureve ndodhet përshkrim i keq i ngjarjeve të kaluara. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat