Pse meshkujt pëlqejnë biondet?! - Bota Sot
Pse meshkujt pëlqejnë biondet?!

Life style

E hënë, 23 korrik 2018

Pse meshkujt pëlqejnë biondet?!

Më: 12 janar 2018 Në ora: 13:25
Marilyn Monroe

Kanë kaluar shumë vite që kur e famshmja Marilyn Monroe interpretoi në filmin “Burrat preferojnë biondet”. E duke u bazuar në një studim duket se ka disa arsye se meshkujt pëlqejnë akoma më tepër biondet sesa brunet.

Universiteti Augsburg në Minesota, i publikuar në “Journal of Social Psychology” ka arritur në konkluzionin se Burrat vazhdojnë të tundohen më tepër nga biondet, sepse i konsiderojnë ato më të reja dhe më të shëndetshme, më energjike dhe më të qeshura. Por nga ana tjetër ata besojnë se brunet janë nëna më të mira për fëmijët e tyre, shkruan Daily Mail.

Studimi u krye me mbi 110 burra, të cilëve u janë shfaqur imazhe të gjeneruara nga kompjuteri, të grave brune, atyre me flokë gështenjë dhe biondeve.

Duke zbuluar se burrat vlerësonin gratë me flokë të hapura si më tërheqëse dhe me një potencial më të madh në një lidhje në krahasim me të tjerat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test