Burri dhe gruaja duhet t’i ndajnë punët e shtëpisë – përndryshe shëndeti i saj mund të përkeqësohet - Bota Sot
Burri dhe gruaja duhet t’i ndajnë punët e shtëpisë – përndryshe shëndeti i saj mund të përkeqësohet

Life style

E mërkurë, 19 shtator 2018

Burri dhe gruaja duhet t’i ndajnë punët e shtëpisë – përndryshe shëndeti i saj mund të përkeqësohet

Më: 13 janar 2018 Në ora: 13:10
Ilustrim

Kur jetojnë bashkë një grua e një burrë, është gruaja ajo e cila thuajse gjithmonë përfundon duke shpenzuar më shumë kohë në punët e mërzitshme të shtëpisë.

Kjo situatë jo vetëm se i frustron femrat, por gjithashtu mund të jetë gjë e keqe për shëndetin e tyre.

Një studim i publikuar në ‘BMC Public Health’ ka pyetur më shumë se 35,000 të rritur mbi moshën 65 vjet se sa shumë bëjnë punë të shtëpisë çdo ditë.

Në përgjithësi, femrat shpenzojnë rreth pesë orë në ditë duke bërë punë të tilla, krahasuar me meshkujt të cilët i shpenzojnë vetëm tri orë në punë të shtëpisë.

Femrat shpenzojnë më shumë se 3.5 orë në ditë duke pastruar, gatuar dhe duke bërë ‘shopping’, ndërsa meshkujt i shpenzojnë vetëm një orë në detyra të tilla.

Por meshkujt shpenzojnë më shumë se një orë në punët e kopshtit dhe mirëmbajtjes, krahasuar me femrat të cilat i shpenzojnë vetëm 40 minuta në aktivitete të tilla.

Ndonëse punët e shtëpisë mund të mos jenë të këqija sepse e rrisin aktivitetin fizik, hulumtimet tregojnë se periudhat e gjata me punë të shtëpisë janë të ndërlidhura me orë të shumta ose tejet të pakta të gjumit.

Gjithashtu, femrat të cilat shpenzojnë shumë kohë duke bërë punë të shtëpisë kanë shëndet më të dobët. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test