Ky lloj gripi shërohet vetëm me marrëdhënie seksuale - Bota Sot
Ky lloj gripi shërohet vetëm me marrëdhënie seksuale

Life style

E mërkurë, 19 shtator 2018

Ky lloj gripi shërohet vetëm me marrëdhënie seksuale

Më: 13 janar 2018 Në ora: 17:50
Ilustrim

Një lloj gripi i quajtur Aussies mund të shërohet vetëm duke pasur marrëdhënie seksuale. Kështu, thonë disa ekspertë të Univiersitetit ‘Wilkes’ në Pensilvani, të cilët e hulumtuan këtë lloj gripi.

Se si mund të ndikoj seksi në shërimin e këtij virusi, hulumtuesit e shpjegojnë se seksi mund të rrisë prodhimin e Imunoglobulin A, një antitrup që lufton infeksionin dhe mund të ndihmojë në mbrojtjen e njerëzve nga infektimi i viruseve, shkruan Daily Mirror.

Sipas këtij studimi, njerëzit që flinin me partnerin e tyre një herë ose dy herë në javë kishin 30% më shumë se imunglobulinë A, se ata që nuk kishin marrëdhënie seksuale.

Rezultatet kanë treguar se seksi mund të ndihmojë në uljen e niveleve të stresit, të cilat mund të pengojnë ndjenjën e keqe, si dhe të jetë një formë ushtrimi që mund të ketë efekt të njëjtë.

Mënyra të tjera zbavitëse për nxitjen e sistemit imunitar të sugjeruar nga hulumtuesit përfshijnë masazhat e rregullta, bashkimin me një klub librash dhe marrjen e një gjumi të mirë të natës.

Njerëzit që vuajnë nga gripi Aussies ka arritur në 18 persona të cilët kanë kërkuar edhe trajtim spitalor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test