Disa hile të vogla për vajzat që duan të kujdesen për veten - Bota Sot
Disa hile të vogla për vajzat që duan të kujdesen për veten

Life style

E premte, 19 janar 2018

Disa hile të vogla për vajzat që duan të kujdesen për veten

Më: 14 janar 2018 Në ora: 07:13
Ilustrim

Vendosni vazelinë para parfumit!

Nëse doni që parfumi juaj të qëndrojë gjatë gjithë ditës në trupin tuaj (kur e keni ndarë mendjen që nuk do bëni dush), vendosni vazelinë përpara se të lyheni me parfum. Ajo do të ndihmojë që aroma të ndihet për më gjatë.

Përdorni filtrat e kafes!

Sa herë që ndiheni të lodhur për të blerë produkte që reduktojnë yndyrën e fytyrës suaj, përdorni thjesht një letër kafeje. Ajo ka aftësinë ta thithë atë nga fytyra juaj.

Furça e një rimeli të vjetër mund t’ju duhet!

E keni parasysh lëkurën e dëmtuar mbi lëkurë dhe çarjet e shpeshta prej të ftohtit dhe jo vetëm? Duke aplikuar furçën e një rimeli mbi buzë, do t’i bëni ato të duken shumë herë më të buta.

Spërkatini kapset e flokëve!

Para se t’i vendosni në flokë, spërkatini kapset tuaja me llak, në mënyrë që të fiksojnë më mirë flokët. Duke e bërë këtë, janë të vogla shanset që ato qimet e tmerrshme të dalin në sipërfaqe.

Fusni penelin në mikrovalë!

Sigurisht nuk kemi gjithë kohën e botës për të pritur që peneli të shkojë në gjendjen fillestare. Sa herë e shihni që ai është holluar, futeni për pak sekonda në mikrovalë. Por për shumë pak ama.

Përdorni fiziologjik që rimeli juaj të zgjasë më shumë!

Rimeli mbaron shpejt, apo jo? Dhe pse duket sikur nuk ka fund, ai nuk e kryen funksionin e tij si më parë. Por për ta kthyer në gjendjen fillestare duhet t’i hidhni pak fiziologjik. Po, funksionon vërtetë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test