Përse dimrit ju godet elektriciteti kur prekni diçka - Bota Sot
Përse dimrit ju godet elektriciteti kur prekni diçka

Life style

E martë, 25 shtator 2018

Përse dimrit ju godet elektriciteti kur prekni diçka

Më: 14 janar 2018 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Nëse keni vërejtur që shpesh ju godet elektriciteti kur kapni dorëzën e derës apo ndonjë objekt tjetër, ky është shkaku përse ndodh kjo!

Dimrit na duket që na godet pothuajse çdoherë kur prekim dorëzën e derës apo ndonjë objekt tjetër.

Fatmirësisht, ekzistojnë disa gjëra të cilat mund t’i bëni që goditjet e elektricitetit t’i reduktoni në minimum.

Njëri ndër shkaktarët kryesorë është elektriciteti statik.

E pra, ç’është elektriciteti statik?

Elektriciteti statik ka të bëjë me grumbullimin e mbushjeve elektrike në sipërfaqe të objektit – në të vërtetë kur elektronet lëvizen nga një sipërfaqe në tjetrën nëpërmjet kontaktit.

Nëse të dy sipërfaqet janë izolatorë, ato do të krijojnë tension elektriciteti.

Në shtëpi dhe në punë ekzistojnë shumë izolatorë siç janë shollat e gomës të atleteve dhe këpucëve tona, tepihët, trikot e leshta dhe çorapet e pambukta.

Kur ecim nëpër tepih, trupi ynë krijon tension, i cili nuk mund ta lirohet, sepse në këmbë kemi të mbathura këpucët të cilat janë izolatorë.

Atëherë, kur e prekim atë dorezë metalike – e dini se çfarë ndodh.

Ajri i zymtë gjithashtu është izolator, kështu që elektriciteti statik është më i pranishëm gjatë muajve të dimrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test