Mësuesja e pianos është në hall!

Life style

Mësuesja e pianos është në hall!

Më: 15 janar 2018 Në ora: 09:44
Allegra Cole

Masa 10, rrumbullakësia 137 centimetra, pesha 11 kg – tre operacione dhe 75 mijë sterlina të shpenzuara për të realizuar ëndrrën e saj: të ketë një gjoks për rekord.

Është kjo historia e Allegra Cole, mësuese pianoje, 48 vjeçe, nga Sallt Llejk Siti, në Jutah.

“Nuk është silikon, por një zgjidhje fiziologjike, me pak fjalë kam një aparat nën muskujt e gjoksit që e kam vendosur prej vitesh”, – ka deklaruar gruaja “bombë”, e cila nuk pretendon të këmbëngulë se zgjedhja e saj është normale.

“Unë nuk dua absolutisht të jem normale”. Por ndërhyrja në gjoks nuk është e vetmja që ajo i është nënshtruar.

“Kam bërë edhe fundshpinën”. Një ndërhyrje për ta bërë trupin në mënyrë “proporcionale”.

“Jam shumë e lumtur, e dua trupin tim. Bashkëshorti im? Është i lumtur që unë jam e lumtur”, – deklaron Allegra, e cila ka vendosur ta ndërmarrë këtë rrugë pikërisht për kënaqësinë e të shoqit tetë vjet më të mirë në moshë.

“Të gjithë bëjmë diçka që na pëlqen dhe për të gëzuar personat me të cilët qëndrojmë”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat