Victoria Beckham merr kritika nga fansat për modelet e holla që punëson

Life style

Victoria Beckham merr kritika nga fansat për modelet e holla që punëson

Më: 15 janar 2018 Në ora: 15:54
“Ky imazh është pikërisht pse vajza ime e vogël tashmë mendon se ajo duhet të hajë më pak,” shpërtheu një nënë

Dizenjatorja e njohur, Victoria Beckham së fundmi është kritikuar nga fansat për modelet super të holla të cilat i punëson.

Përmes rrjetit social Instagram, Beckham ka shfaqur koleksionin e saj të fundit “VB Eyewear”, me ç’rast ka marrë kritika mes fansave të cilët e kanë quajtur koleksionin si “neveritës”.

“Ky imazh është pikërisht pse vajza ime e vogël tashmë mendon se ajo duhet të hajë më pak,” shpërtheu një nënë.

“Ju lutem të punësoni modele më të shëndetshme”, ka shkruar një tjetër.

Megjithatë, 43 vjeçarja nuk i është kundërpërgjigjur kritikave.

Kujtojmë që në vitin 2010 është raportuar se linja “Victoria Victoria” do të përdorë vetëm modelet që kishin një “pamje të shëndetshme” për shfaqjet e pistës, në një përpjekje për të dhënë imazh pozitiv të trupit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat