Një herë kanë shikuar njëri-tjetrin, pastaj…

Life style

Një herë kanë shikuar njëri-tjetrin, pastaj…

Më: 15 janar 2018 Në ora: 19:30
Ilustrim

… atëherë ka “shpërthyer” dashuria! Nuk është ky fillim “dashurie” – shkencëtarët thonë që më shpejt dashurohemi në ata që i “shohim”.

Hulumtimi i Universitetit të Harvardit ka treguar që sa më shumë që shikojmë dikë, është besueshmëria më e madhe që do të na duket atraktiv.

Mirëpo, njëkohësisht rriten shanset edhe që atij personi t’i përshkruajmë disa tipare të cilat, në të vërtetë, nuk i posedon.

Pikënisja e këtij hulumtimi ka qenë konstatimi i vërtetuar në Kolegjin Dartmut – sa më shumë që shikojnë në ndonjë objekt, ai na duket më i këndshëm.

Prandaj, shkencëtarët kanë dashur të vërtetojnë se a mundet ai princip të aplikohet edhe në fytyrën njerëzore.

Të anketuarve, në ekran u janë treguar fotografitë e njerëzve. Është konstatuar që sa më shumë kanë shikuar fytyrat, ato pastaj i kanë vlerësuar si më atraktive.

Gjithashtu është konstatuar edhe që nëse dikë e konsiderojmë joshës, janë shanset e mëdha që t’ia përshkruajmë edhe cilësitë e tjera: inteligjencën, talentin për disa shkathtësi… madje edhe kur ata persona objektivisht nuk i kanë ato.

Pra, kini kujdes të mos mashtroheni – t’ju pëlqejë dikush që në të vërtet nuk do të duhej, dhe të mos ia përshkruani karakteret të cilat në të vërtetë nuk i ka.

Është e lehtë të thuhet kjo… apo jo?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat