Ky veprim është më i keq për lidhjen tuaj, se sa tradhtia

Life style

Ky veprim është më i keq për lidhjen tuaj, se sa tradhtia

Më: 16 janar 2018 Në ora: 08:12
Ilustrim

Secila lidhje e dashurisë është e ekspozuar ndaj tradhtisë, ku njëri mund të ketë aferë me dikë, dhe ta lë partnerin ose partneren me zemër të thyer, të zhgënjyer dhe me probleme të shumta.

Sidoqoftë, në një studim të bërë me 60 mijë njerëz që janë në lidhje, ka diçka edhe më të keqe se sa tradhtia.

Gjetjet e anketës së botuar në zhurnalin ‘Arritjet e Sjelljeve Seksuale’, tregojnë se njerëzit më shumë shqetësohen, po që se partneri apo partnerja tyre, dashurohet në dikë tjetër edhe pse nuk bën asgjë.

Madje, edhe nëse është vetëm një bisedë e shkurtër flirtuese me ndonjë koleg, apo i shkurtër me dikë të caktuar.

Në fakt, 65 për qind e grave të intervistuara kanë thënë se do të ishin më shumë të brengosura për ‘tradhtinë emocionale’, se sa për ndonjë aferë seksuale.

Në anën tjetër, 54 për qind e meshkujve kanë thënë se ky lloj mashtrimi, do t’i mërziste më së shumti se çdo pabesi tjetër e partneres.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat