Këto janë momentet kur një femër ka më shumë nevojë për seks

Life style

Këto janë momentet kur një femër ka më shumë nevojë për seks

Më: 16 janar 2018 Në ora: 23:54
Ilustrim

Ka disa momente, kur më shumë se të tjerat, një femër mund të marrë kënaqësi maksimale nga marrëdhënia seksuale apo kur ajo vërtet ka nevojë për afeksion në shtrat. Ja cilat janë”

Para një prezantimi të rëndësishëm

Studimet tregojnë se kryerja e marrëdhënieve seksuale para një prezantimi të rëndësishëm qetëson nervat dhe largon stresin. Prandaj kryerja e seksi para një eventi të rëndësishëm do të bëjë që të keni performancë më të mirë.

Në mëngjes

Trupi i femrës është ndërtuar për seks në mëngjes pasi niveli i testosteroneve dhe energjisë është më i lartë. Gjithashtu seksi në mëngjes bën që të çlirohet endorfina që përgjigjet për humorin gjatë ditës.

Kur je pak pa qejf

Studimet tregojnë se seksi ka ndikim në sistemin imunitar. Prandaj kur ndiheni pa qejf, megjithëse nuk mund të jepni maksimumin tuaj, seksi mund t’ju bëjë vërtetë mirë.

Dita e 14-të e ciklit

Në ditën e 14-të të ciklit, që përkon edhe me kohën e ovulacionit, klitori i femrës rritet rreth 20%. është periudha kur orgazma mund të arrihet maksimalisht dhe kur femra merr një kënaqësi të madhe seksuale.

Pas aktivitetit fizik

Studimet kanë treguar se qarkullimi i gjakut në pjesët gjenitale femërore rritet ndjeshëm pas një aktiviteti fizik, kjo për faktin se gjatë ushtrimeve fizike lëshohet testosteroni që përgjigjet për dëshirën seksuale. Gjithashtu femra e ndjen psikologjiksht veten më mirë pasi ndihet mirë me trupin e saj pas palestrës apo ushtrimeve të tjera fizike.

Pas një dite të vështirë

Nëse keni pasur një ditë të vështirë, një zgjidhje e mirë do të ishte seksi pasi do t’iu përmirësojë humorin dhe do t’ju heqë stresin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat