Truku i thjeshtë zbulon çfarë televizori vërtet ju duhet në shtëpi

Life style

Truku i thjeshtë zbulon çfarë televizori vërtet ju duhet në shtëpi

Më: 17 janar 2018 Në ora: 07:36
Ilustrim

Televizori i madh nuk është gjithmonë i përshtatshëm.

Edhe pse shumica mendojnë që televizori i madh gjithmonë është opsioni më i mirë, kjo mbase vlen vetëm nëse keni edhe dhomën e qëndrimit ditor të madhe.

Mirëpo, nëse dhoma e ditës apo dhoma e gjumit nuk u ngjajnë terrenit të futbollit, atëherë mund të gjendeni para situatës që sytë pothuajse t’ju ngjiten për ekrani – edhe pse uleni në pjesën tjetër të dhomës.

Fatmirësisht, shumë lehtë mund të zbuloni se cila madhësi e televizorit vërtet ju nevojitet.

Gjykuar sipas shumicës së prodhuesve të televizorëve, madhësia e përshtatshme e televizorit përcaktohet duke e matur distancën nga e cila do të ndiqni programin televiziv dhe atë distancë ta pjesëtoni me numrin 3.

Pra, nëse jeni larg nga televizori 3 metra, kjo pikërisht është 300 centimetra.

Atë numër pjesëtoni me numrin 3 dhe do të arrini diagonalen e përsosur të televizorit për shtëpinë tuaj – 1 metër (40 inç – 1 inç është barazi me 2,54 centimetra). 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat