Lloji i gruas që burrat duan të kenë në krahë

Life style

Lloji i gruas që burrat duan të kenë në krahë

Më: 17 janar 2018 Në ora: 22:41
Ilustrim

Duket se gjëja e parë që tërheq burrat është trupi femëror. Sidoqoftë, të qenit i interesuar për një grua nuk do të thotë gjithmonë që të duash një marrëdhënie me të. Kjo për shkak se burrat përpiqen të angazhohen me gratë, të cilat demonstrojnë këto cilësi:

Ato kanë personalitet

Burrat duhet të dinë se mund të mbështeten në gratë e tyre për të realizuar ëndrrat, si dhe në momentet e tyre të vështirësisë, kështu që një grua e vendosur dhe e pavarur i tërheq ata më shumë.

Ato janë të ëmbla

Në të vërtetë, burrat nuk kërkojnë dashuri vetëm për veten e tyre. Ata duan të sigurohen që fëmijët do të jenë në duar të sigurta kur ata vetë të jenë larg, edhe pse shumë prej tyre kanë vështirësi të tregojnë dashuri.

Ato dinë të vendosin kufij

Kjo tendencë e përgjithshme mashkullore ndaj sjelljes galante i shtyn burrat të zgjedhin gratë më të vështira. Ata e dinë se do të ketë njerëz që do të përpiqen që të “marrin” gruan e tyre, por gjithashtu dinë se në fund kush do të vendosë, nëse diçka do të ndodhë, pothuajse gjithmonë do të jetë gruaja. Pra, gratë që marrin më shumë kohë për t’u dorëzuar joshjes së këtyre burrave,  janë ato me të cilat ata ndjehen më të sigurt për t’u angazhuar.

Ato janë të ndjeshme

Mbrojtja dhe kujdesi për brishtësinë e grave i bën burrat të ndihen më mashkullorë dhe të sigurt. Ata pëlqejnë të jenë më të fortë dhe të kenë ndjenja më të fuqishme.

Pasionante

Flaka e pasionit duhet të jetë e fortë dhe ajo është një sekret i madh për çiftin. Burrat flasin pak me njëri-tjetrin për këto çështje, sepse nuk duan të ngjallin interesin e burrave të tjerë për gruan e tyre.

Nuk shohin standardet e përsosmërisë

Gratë duhet ta pranojnë veten ashtu siç janë. Për shumë burra, më të mirat janë gratë e bëshme, janë prototipi i një gruaje të përsosur për ta!

Ata janë paksa të ngathëta

Gratë nuk kanë idenë se sa shumë u pëlqejnë meshkujve kur bëjnë gafa të vockla, hutohen me diçka dhe janë argëtuese. Dhe, sado e pabesueshme që mund të duket, kjo është një nga karakteristikat e rëndësishme për të ngjallur interes afatgjatë nga ana e burrave.

Ato s’janë budallaqe

Gruaja që e bën veten qesharake humbet interesin nga çdo burrë që preferon të ketë një person inteligjent pranë vetes, që e di se çfarë po ndodh dhe është e vështirë të mashtrosh. Kështu që kohët kanë ndryshuar.

Burrat nuk kërkojnë më gra të qeta, përkundrazi, duan të kenë gra të vendosura nga ana e tyre, që janë interesante dhe një burim frymëzimi për jetën e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat