Nusja hutoi dasmorët me zhveshjen dhe vallëzimin, nën ritmin e këngës së Bebe Rexhës

Life style

Nusja hutoi dasmorët me zhveshjen dhe vallëzimin, nën ritmin e këngës së Bebe Rexhës

Më: 17 janar 2018 Në ora: 23:49
Pamje nga video

Allison Julian ka bërë një vallëzim të pazakontë para burrit Scott, duke lënë të hutuar të pranishmit që po merrnin pjesë në ceremoninë martesore që zhvillohej në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara.

Për dallim nga nuset tjera që janë të ndrojtura, 35-vjeçarja dhe shoqërueset e saj kanë pasur një rutinë energjike, që përfshinte edhe zhveshjen e gjysmës së fustanit.

E tëra ndodhi, derisa në sfond ishte kënga “Bad Bitch” nga Bebe Rexha, që është e pazakontë të lëshohet në ahengje familjare, shkaku i përmbajtjes së tekstit.

“Të gjitha jetojmë në shtete të ndryshme dhe vetëm dje u mblodhëm së bashku, për ta ushtruar këtë koreografi për një orë. Gjithmonë kam dashur një dasmë ndryshe nga të tjerët”, ka thënë Julian.

Më poshtë mund ta shihni formën e saj të vallëzimit, si dhe reagimin e të pranishmëve kur asaj ia hoqën fustanin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat