Si të kujdeseni për rrobat nga kashmiri?

Life style

Si të kujdeseni për rrobat nga kashmiri?

Më: 18 janar 2018 Në ora: 17:28
Ilustrim

Prejardhja e kashmirit, vjen nga dhitë e malit Hyrcus, të cilat rriten në zonën Kashmir në Indi. Këto dhi, leshi i të cilave arrin të izolojë si të ftohtin por edhe të nxehtin, rriten tashmë edhe në Kinë, Mongoli, Afganistan, Iran, Turqi dhe prej disa vitesh edhe në Australi e Zelandë të Re. Për të përfituar cilësinë më të mirë të këtij materiali, mosha e kafshës duhet të jetë nga 4 deri në 6 vjeç.

Ky material është tejet deklikat dhe janë disa gjëra që duhet t’i shmangni kur vishni rroba prej kashmiri.

Mos harroni që poshtë bluzës prej kashmiri të mos vishni të brendshme të ngushta, të cilat krijojnë efektin reliev.

Është e ndaluar që materialet prej kashmiri t’i lani në lavatriçe. Këshilla për një larje të rregullt është që të futen në ujë të vakët, jo më shumë se 30 gradë, me pak detergjent specifik. Pas shpëlarjes, thajeni të mbështjellë me peshqir dhe lëreni të qëndrojë horizontalisht, jo të ekspozuar në diell apo afër nxehtësisë.

Kur e mbani në dollap, mos e varni asnjëherë në varëse, por paloseni. Nuk këshillohet pastrimi kimik, pasi bën që të humbasë shkëlqimi natyral i fibrës së kashmirit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat