Në këtë fotografi janë 11 gjëra, që do mund ta lëndonin rëndë fëmijën

Life style

Në këtë fotografi janë 11 gjëra, që do mund ta lëndonin rëndë fëmijën

Më: 19 janar 2018 Në ora: 15:29
Ka 11 elemente, të cilat mund ta lëndojnë keq fëmijën.

Nëse mendoni se keni shtëpi të sigurt, për të lënë një fëmijë të bredhë i lirë, shikoni me kujdes këtë fotografi.

Në shikim të parë duket sikur gjithçka është në rregull, por ka 11 elemente, të cilat mund ta lëndojnë keq fëmijën.

Image

1. Priza e pambuluar, është një rrezik permanent për një fëmijë që nuk di se çfarë është rryma.

2. Litarët apo gajtanët e roletave, kanë treguar në shumë raste, se mund të lidhen për fytin e fëmijës, duke e lënë të vdekur në vend.

3. Vetëm një lëvizje e komodinës, mund ta rrëzojë televizionin e sheshtë dhe të pasiguruar, që mund të bie sipër fëmijës së vogël.

4. Afrimi te oxhaku që është duke u ndezur dhe prekja e metalit mbrojtës, mund të shkaktonte djegie të menjëhershme të lëkurës së butë të foshnjës.

5. Eksplorimi në çantën e hapur, është i dëmshëm sepse mund të bie në kontakt me produkte kozmetike, që do të ishin helmuese nëse hahen. Në anën tjetër, mund të ketë edhe diçka të mprehtë.

6. Tehet e mprehta të tavolinave, kanë qenë ‘armiqtë’ më të mëdhenj gjatë rritjes së secilit fëmijë.

7. Gjëja e parë që bën një fëmijë i vogël kur sheh monedha, është të përpiqet t’i përpijë ato.

8. Balona dhe peri që ka poshtë, janë të papërshtatshme për të vegjlit, nëse në afërsi nuk është ndonjë i rritur.

9. Lënia e pajisjes për hekurosje, qoftë edhe i fikur, do kishte pasoja të mëdha nëse lëvizet nga të vegjlit.

10. Pasqyra e pjerrët është rrezik i madh, sepse fëmijët mund ta qëllojnë, teksa provojnë të luajnë.

11. Pakot me rrobe të lara apo të palara, si dhe detergjentet e ndryshme, kërkohet të lihen në pjesë të larta, ku kanë qasje vetëm të rriturit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat