Na tradhton apo jo? Përgjigjen e gjeti tek yjet

Life style

Na tradhton apo jo? Përgjigjen e gjeti tek yjet

Më: 20 janar 2018 Në ora: 06:17
Ilustrim

Një marrëdhënie dashurore mund të kërcënohet nga shumë gjëra, por asgjë nuk i trondit themelet e saj më shumë se sa tradhtia. Ne mundohemi ta parandalojmë, por në shumicën e rasteve situata na del jashtë kontrollit, por përpara se t’i kontrolloni telefonin e keni menduar ndonjëherë të konsultohuni me yjet? Mësoni njëherë e mirë se cilat janë shenjat më të pabesa nga të cilat duhet të ruheni.

Dashi

Flasim për Dashin nuk duhet të mashtroheni për “brirët” mbi kokën e tij! Ai tradhton me dëshirën e pastër për pushtim dhe nevojën e madhe për konfirmim. Por zjarri i pasionit fiket për aq kohë sa mund të shqiptohet kjo fjalë.

Binjakët

Ja tradhtari serial i horoskopit, më i pabesi i shenjave zodiakale! Tradhtinë ai e konsideron si një lojë të thjeshtë dhe të padëmshme, ndërsa atë e përdor si një “ilaç” kundër stresit. Me këtë justifikim ai kalon pa u “lagur”!

Peshorja

Narcistë dhe sipërfaqësorë, shenja e peshores mund të kënaqet lehtë me vëmendjen e të tjerëve, një ilaç i mirë për autostimën e tyre. Nëse heq dorë nga tradhtia, këtë nuk e bën në emër të dashurisë, por nga frika se mos humb partnerin/en zyrtar/e.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat