Komplimente që djemtë duan patjetër t’i dëgjojnë nga ju!

Life style

Komplimente që djemtë duan patjetër t’i dëgjojnë nga ju!

Më: 20 janar 2018 Në ora: 21:30
Foto ilustrim

Nëse mendoni se komplimentat duhet të jenë vetëm në një drejtim, nga djemtë tek vajzat gaboheni.

Është mirë ndonjëherë që edhe rrjedha e fjalëve të bukura të ndryshojë dhe të jenë djemtë ata që marrin komplimenta apo shprehje të këndshme.

Por pyetja që na mundon ne është kjo, për çfarë duhet t’i komplimentojmë “çunat”?

Për rrobat. Shpesh herë djemtë i kushtojnë më shumë kohë veshjes sesa vajzat prandaj bëni mirë t’u thoni nja 2-3 fjalë të bukura për stilin apo kombinimin (nëse vlen, sigurisht).

Për trupin. Partneri apo djali që keni qejf ka një trup seksi? Është i gjatë? Me muskuj? Thuajini!

Për faktin sa të sigurtë ju bën të ndiheni, shkruan blitz.al. Nëse një djalë ju bën të ndiheni mirë apo të sigurtë me të, thuajini, ndoshta edhe publikisht. Gjëja më e mirë që një partner mund t’i japë asaj që ka në krah është siguria.

Për aromën e tij. Ka ndonjë gjë më seksi sesa partner që mban një aromë që ju çmend? Kombinimi i parfumeve, deodorantëve apo kolonjave më të mira meritojnë një kompliment.

Për… penisin. Të surprizuar? Aspak!

Për mendjen. Nuk ka gjë më të mirë se të komplimentosh dikë për mendjen apo për mënyrën e të menduarit. Prandaj, kur vjen puna tek njeriu që pëlqen, vijuani gjithmonë në dukje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat