Mjalti – produkti magjik i bukurisë

Life style

Mjalti – produkti magjik i bukurisë

Më: 22 janar 2018 Në ora: 15:24
Ilustrim

Luftoni aknet – Lërjani mjaltit të sulmojë bakterin që shkakton shfaqjen e puçrrave dhe akneve në fytyrë, ndërkohë që zbusni edhe lëkurën. Hidhni pak mjaltë në pambuk dhe vendoseni tek pjesët ku keni puçrra. Lëreni për rreth 15-20 minuta dhe më pas e lani fytyrën me ujë të vakët.

Eliminoni rrathët e errët poshtë syve – Një lugë mjaltë do t’ju ndihmojë të zbehni rrathët e errët dhe ënjtet përreth syve. Përzieni në sasi të barabartë mjaltë dhe vaj bajamesh, më pas e aplikoni si krem për sy përpara se të flini; e lani fytyrën në mëngjes.

Zbehni rrudhat – Përzieni 1 lugë gjelle mjaltë me gjysmë avokado të copëtuar. E përhapni me kujdes në fytyrë dhe mbajeni për rreth 15-20    minuta, më pas e shpëlani fytyrën me ujë të vakët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat