Mënyra si ta tejkaloni varshmërinë ndaj telefonit

Life style

Mënyra si ta tejkaloni varshmërinë ndaj telefonit

Më: 22 janar 2018 Në ora: 18:59
Ilustrim

Me anë të telefonit ne bëjmë fotografi, kemi kontakt me të dashurit tonë dhe përfitojmë shumë argëtime tjera.

Pavarësisht nga këto përfitime, telefonat e mençur na sjellin shumë probleme tjera që duhet zgjidhur.

Sipas studimeve të fundit, të rriturit në Mbretërinë e Bashkuar, kontrollojnë celularët e tyre 33 herë në ditë, ndërsa adoleshentët 90 herë.

Për më tepër, koha që na merr telefoni ndikon në aftësinë tonë për të krijuar mendime të reja dhe të mendojmë thellë.

Por ekziston një mënyrë se si të “shpëtoni” nga kjo lloj varshmërie.

Një nga gjërat më kryesore është përcaktimi i kufijve, pra duke u bërë më të vetëdijshëm për faktin se sa shpesh po e përdorni telefonin.

Një këshillë tjetër nga ekspertët, është që të caktohet një kohë gjatë ditës kur ju duhet të pushoni nga përdorimi i telefonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat