Prekeni hundën që ta mësoni a jeni i stresuar

Life style

Prekeni hundën që ta mësoni a jeni i stresuar

Më: 22 janar 2018 Në ora: 22:25
Ilustrim

Për ta kuptuar se sa jeni në stres mjafton që ta prekni hundën tuaj.

Sipas një studimi të ri, nëse ajo është e ftohtë, atëherë keni nevojë që të qetësoheni, shkruan Guardian.

Në këtë hulumtim që është kryer në Universitetin e Notingamit, thuhet se fytyra e njerëzve zbrazet nga gjaku kur ata janë nën stres.

Gjaku thuhet se lëvizë më shpejt kur përballeni me situata të rrezikshme, nëpër muskuj dhe gjymtyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat