Dëshironi të njiheni me dikë kur dilni për jetë nate? 5 gjërat që duhet të bëni!

Life style

Dëshironi të njiheni me dikë kur dilni për jetë nate? 5 gjërat që duhet të bëni!

Më: 27 janar 2018 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Për të gjithë ju që dëshironi të krijoni ndonjë lidhje të re kur dilni për jetë nate, duhet të ndiqni këto 5 këshilla. 

Ekspertët e lidhjeve, kanë dhënë disa ide interesante se çfarë duhet të bëni, nëse dëshironi të njihni dikë kur dilni për qejf natën.

1. Vendosni për vendin që do shkoni

Kjo ka shumë rëndësi, sepse vendi që frekuentoni ka të bëjë me nivelin e njerëzve që shkojnë aty. Gjithashtu, nëse është ambient i cili të jep mundësinë që të komunikosh, pra muzika nuk është shumë e lartë. Mos harroni se vendi që shkoni, vendos për llojin e personit që do gjeni.

2. Zgjidhni kohën e duhur dhe vendin e mirë

Zgjidhni një kohë relativisht të përshtatshme dhe një vend për t’u ulur që mos të duket shumë jashtë . Nëse shkoni shpesh, do arrini të njihni disa njerëz që e frekuentojnë si vend dhe më pas, sa herë që të shkoni nuk do ndiheni vetëm. Sipas intv.al në këtë mënyrë do jeni më të lirshëm për të njohur dikë.

3. Mos u merrni shumë me telefonin

Fakti që dëshironi të merreni me diçka, nuk do të thotë që të mos i kushtoni fare rëndësi vendit që ndodheni. Nëse nuk e keni mendjen se çfarë po ndodhë aty ku jeni, nuk do mundeni të njiheni me asnjë.

4. Flisni me banakierin nëse është i lirë

Banakierët janë miqtë më të mirë të klientëve, në rastet kur ato janë vetëm. Ai ka miq shumë dhe ju do keni mundësinë të njiheni edhe me klientë të tjerë. Me pak fjalë, do krijohet një miqësi e përbashkët.

5. Futuni në bisedë të parët dhe flisni për gjërat e rëndësishme në vendin ku jetoni

Mos prisni sa t’ju flasin juve të parët. Mund të futeni në bisedë dhe flisni për tema të përgjithshme, psh: aktivitetet e fundit që keni marrë pjesë, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat