Ja cilat pyetje duhet t’ia bëni partnerit në fillim të lidhjes

Life style

Ja cilat pyetje duhet t’ia bëni partnerit në fillim të lidhjes

Më: 28 janar 2018 Në ora: 17:20
Ilustrim

Askush nuk ka një sy më të mprehtë kur vjen puna te gabimet nëpër marrëdhënie se sa avokatët e divorcit. Ata janë dëshmitarë se si ndryshime sado të vogla sjelljeje mund të kthehen më vonë në probleme serioze.

Njohja nga afër e shumë marrëdhënieve të dështuara i bën këta avokatë (çuditërisht) shumë të mirë kur vjen puna të dhënia e këshillave që duhet t’i keni parasysh kur dilni me dikë. Pra, në qoftë se jeni me dikë me të cilin doni një marrëdhënie të shëndetshme (e ndoshta dhe të krijoni një familje më vonë), ja disa pyetje që duhet t’i bëni:

“Kur ishte hera e fundit që fole me prindërit/vëllanë/motrën?”

Është e rëndësishme të dish marrëdhënien që një person ka me familjen. Nëse ai është shumë i lidhur me ta – nuk është fort gjë e mirë por dhe një person që nuk i intereson fare si janë prindërit e tij, nuk ju duhet në jetën tuaj.

“A beson në ‘ata jetuan të lumtur përgjithmonë’?”

Çdo marrëdhënie do dedikim dhe punë nga të dyja palët që të funksionojë. Dikush që mendon se ‘fundi i lumtur’ vjen vetë, me shumë mundësi nuk do të jetë një partner i mirë.

“Çfarë pëlqen më shumë në punën që bën?”

Pyesni se çfarë i tërheq më shumë nga puna e tyre, çfarë bëjnë me qejf e çfarë jo dhe pse zgjodhën pikërisht këtë gjë. Mund të mësosh shumë për dikë nga përgjigjet që jep në lidhje me atë që bën e sa i apasionuar është pas saj.

“Ku shkove me pushime për herë të fundit?”

Çfarë do të dish me këtë është situata financiare e personit por nuk mund ta pyesni direkte për këtë gjë. Shumë e martesave përfundojnë nga problemet me paratë kështu që është e rëndësishme të kuptoni se si dikush i menaxhon ato.

“A e konsideron veten një komunikues i mirë?”

Komunikimi në një marrëdhënie është shumë i rëndësishëm. Shpesh, arsyeja pse martesat përfundojnë është sepse partnerët nuk i tregojnë njëri-tjetrit se çfarë nuk i pëlqen e nuk ulen për të diskutuar si mund t’i rregullojnë gjërat.

“Si përfundoi lidhja jote e fundit?”

Në jetën tuaj nuk ka vend për dikë që nuk merr kurrë përsipër fajin. Ju duhet dikush i sinqertë dhe i qetë.

“Nëse do të mundeshe të ktheheshe pas në kohë, çfarë do të ndryshoje në jetën tënde?”

Kjo është një pyetje jo fort e zakontë por me anë të saj do të kuptoni disa gjëra interesante. “Do të doja të jetoja në një vend larg mamasë time.” – nuk është një fort shenjë e mirë. “Do të ndiqja pasionin tim për aktrimin.” – nuk është shenjë e keqe. “Do të isha martuar me të dashurën që kisha në gjimnaz me të cilën flas ende.” – nuk është aspak shenjë e mirë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat