10 mënyrat si ta ngritni veten nga shtrati në mëngjes

Life style

10 mënyrat si ta ngritni veten nga shtrati në mëngjes

Më: 28 janar 2018 Në ora: 22:44
Ilustrim

Nuk ka absolutisht “kohë më të mirë” për tu zgjuar, në përjashtim të ndoshta…Jo, vetëm tërhiqe batanijen dhe shtrihu. Por, ju duhet të shkoni në punë gjatë tërë javës dhe të kontriboni sikur çdo qenie tjetër njerëzore. Edhepse nuk e dëshironi këtë, është koha që të ngriheni dhe të zgjoheni. Ato “5 minuta më shumë” që ia keni lejuar vetes më parë për të fjetur, kanë përfunduar.

Ja se si ta aplikoni rutinën tuaj në mëngjes:

Vendosja e alarmit: zgjidhni një alarm që ju pëlqen dhe vendoseni diku në dhomë, larg nga shtrati juaj.
Zëri: konsideroni tone të ndryshme të alarmit, si muzikë, apo diçka ekstra me zë të lartë.
Ujë: vendosni një gotë me ujë pranë orës suaj dhe pini mënjëherë sapo të fikni alarmin. (Kjo eventualisht do të ju bëjë të urinoni, gjë që është një tjetër arsye për tu ngritur nga shtrati).
Drita: hapni perdet në dritare. Përballuni me dritën dhe numëroni deri në dhjetë.
Lëvizje: bëni shtrirje të trupit nga lart e deri poshtë në dysheme.
Komoditeti: vishni rroba dhe pantofla që ju stimulojnë komoditet dhe rehati nga shtrati juaj.
Muzikë apo TV: dëgjoni diçka që ju disponon.
Ritual: investoni në kafe ose çaj që ju e dëshironi, dhe gjithmonë përdorni filxhanin tuaj të preferuar.
Pastrimi: pastroni trupin gjatë dushit me ndonjë sapun të preferuar apo shampo të ri.
Përgatitja: paketoni dhe bëni gati çantën e dorës dhe vishni rrobat – një angazhim i vogël i kryerjes së detyrave ditore, e bën ngritjen në mëngjes më pak të lodhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat