Si të pajtohesh më lehtë me ish-dashnoren, apo me ish-dashnorin

Life style

Si të pajtohesh më lehtë me ish-dashnoren, apo me ish-dashnorin

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 18:26
Ilustrim

Kur meshkujt përpiqen që të pajtohen me ish-dashnoren, kryesisht përpiqen me romantikë. Po femrat? Shumica e tyre ish-dashnorët i joshin “me krevat”.

Një hulumtim i bërë në Britani të Madhe ka treguar që më shumë se gjysma e njerëzve përpiqet që sërish ta kthejë ish-partnerin, duke u dhuruar lule apo ndonjë gjë të vogël.

Meshkujt dhurojnë stoli apo veshje të brendshme, ndërkaq damat ish-dashnorëve/të ardhshmëve i dhurojnë gardërobë apo konsolë për lojëra kompjuterike.

Duket se kjo ka “sukses”, sepse rreth 62 për qind e meshkujve kanë thënë se në atë mënyrë kanë arritur të pajtohen me ish-partneren me të cilën kanë qenë në lidhje dashurore.

Këtë taktikë kryesisht e përdorin meshkujt, duke pasur parasysh që tri të katërta e femrave të intervistuara kanë thënë që nuk blejnë dhurata kur dëshirojnë që të pajtohen me ish-dashnorin, por përpiqen që sërish t’i joshin me seks.

[woman with upset expression from recieving gift]

Natyrisht që ka edhe meshkuj të cilët përdorin këtë taktikë, mirëpo nëse është për të gjykuar sipas hulumtimit, janë më pak se femrat – mezi një e treta e tyre përpiqen që me ish-dashnoren të pajtohen nëpërmjet krevatit.

Ka edhe të tillë të cilët vërtet angazhohen dhe punojnë çdo gjë që mendojnë se do të arrijnë sukses në pajtimin me ish-partnerin – rreth 36 për qind e meshkujve thonë që mundohen sinqerisht kur dëshirojnë që të pajtohen me ish-dashnoren, ndërkaq kështu thonë 64 për qind e femrave.

Hulumtimin e ka bërë sajti findmeagift.co.uk, ndërkaq ka përfshirë 1.927 persona të të dy gjinive të moshës mbi 28 vjeçare. Cila është mënyra jote e pajtimit me ish-partnerin?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat