Përse festohet 8 Marsi?

Life style

Përse festohet 8 Marsi?

Më: 8 mars 2018 Në ora: 11:02

8 mars, një ditë për të festuar arritjet sociale dhe politike të gruas, por edhe për të mos harruar diskriminimin dhe dhunën që edhe sot është aktuale në botë.

Legjendat e lidhura me të janë të shumta, por është vetëm një e vërtetë: kaq shumë është bërë, po ka ende shumë për të bërë që gruaja të ndjehet e të njihet me të drejta të njëjta si burri dhe të jetojë në një botë më të drejtë.

Legjenda e një sakrifice
Mes legjendeva më të njohura për zgjedhjen e ditës është ajo e një ngjarje të zymtë që lidhet me vdekjen e 100 punëtoreve në një fabrikë në Nju Jork.
Pasi kishin bërë grevë prej ditësh për të drejtat e tyre, punëtoret vdiqën për shkak të një zjarri të fuqishëm në stabilimentin ku ishin bllokuar nga pronari për ti ndaluar të dalin. E tmerrshme, por për fat të mirë jo e vërtetë.

Në Rusinë e ftohtë
Një tjetër hipotezë e lidh festën me një manifestim në Shën Petërburg më 23 shkurt 1917, datë që korrespondon me 8 marsin sot, gjatë së cilës gratë ruse dolën në rrugë për të protestuar kundër urisë dhe kërkuar kthimin në shtëpi nga lufta të djmeve dhe burrave. E gjithë bota është një vend…

E vërteta është se…
Festimi i 8 marsit nisi më 1910 kur në Konferencën Ndërkombëtare të Grave Socialiste u vendos “Dita ndërkombëtare e Gruas” me objektivin për të pasur barazi me burrat, veçanërisht e drejta e votës. Na pëlqen e verdha: zgjedhja e mimozave si lule simbol është pikërisht fakti se këto lule lulëzojnë në ditët e para të marsit, por edhe se janë ekonomike. Por mimoza ka dhe një tjetër domethënie, ajo arrin të lulëzojë dhe në terrene të vështira. E fortë dhe e bukur, njësoj si gruaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat