Çfarë të bëni që të mos ju ngacmojnë në punë

Life style

Çfarë të bëni që të mos ju ngacmojnë në punë

Më: 10 mars 2018 Në ora: 09:20
Ilustrim

Sipas psikologes, Aryanne Oade, janë tre mënyra se s’i mund të manifestohet ngacmimi në vendin e punës:

-Sulmet personale të shpeshta dhe të përsëritura të cilat janë emocionalisht lënduese apo profesionalisht të rrezikshme për ju.

-Një tentim i qëllimshëm nga ngacmuesi që ta zvogëlojë aftësinë tuaj për ta kryer punën tuaj, ose ta lëndojë reputacionin tuaj, ose ta ulë vetëvlerësimin dhe vetëbesimin tuaj.

-Një tentim i qëllimshëm nga ngacmuesi që t’ua largojë fuqinë tuaj personale dhe ta mbajë atë fuqi për vete.

Por sipas Oades dhe fjalëve që ia tha mediumit The Independent, është thelbësor ballafaqimi me një incident në kohën kur ndodh, pasi që kjo ndihmon që targeti i ngacmimeve ta rikthejë kontrollin dhe ta gjuajë problemin te vetë ngacmuesi, duke dëshmuar që i targetuari është nën përgjegjësinë e vet se si reagon kur është nën presion.

Pastaj, gjejeni ate se cfarë ngacmuesi është duke dashur të arrijë dhe është me rëndësi që të dihet se shumica e asaj që thotë një ngacmues është e pavërtetë.

Prandaj nuk keni nevojë që ta mbroni veten ,por duhet që ta vendosni problemin te ngacmuesi, dhe t’i mbani përgjegjës për ato që ngacmuesit i thonë.

Sipas saj, këtë duhet bërë duke hequr vëmendjen nga ju, dhe duke e vënë atë te vetë ngamcuesi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat