I keq në krevat: S’i t’ia bëni kur organi gjenital dështon

Life style

I keq në krevat: S’i t’ia bëni kur organi gjenital dështon

Më: 11 mars 2018 Në ora: 20:19
Ilustrim

Me siguri ndonjëherë keni përjetuar që i dashuri juaj thjesht nuk ka mundur të bëjë asgjë në seks. Ja si duhet t’i bëni në ato momente:

Secilit mashkull i ndodh që organi gjenital ndonjëherë “të mos e dëgjojë”.

Edhe pse kjo gjë është normale, meshkujt janë posaçërisht të ndjeshëm dhe duhet të keni kujdes për këto tri gjëra:

1. Ngushëllimi

Në rend të parë, mashkulli në situatën e tillë do të ndihet i frustruar dhe i zhgënjyer, andaj gjithmonë është mirë t’i thuhet ndonjë fjalë ngushëlluese. Thjesht, thoni që e kuptoni dhe e dini që kjo mund t’u ndodhë bash të gjithëve. Përpiquni ta bindni që kjo nuk është gjë e madhe dhe thoni që kjo ndodh për shkak të lodhjes fizike.

Lejoni që t’ju kënaqë në ndonjë mënyrë tjetër fizike, e cila nuk është e thënë që patjetër të jetë seksuale, p.sh. t’ju bëj një masazh. Është me rëndësi që vetëm të evitoni atë heshtje të pakëndshme, për shkak të së cilës ai ndihet keq, këshillojnë ekspertët.

2. Provoni sërish

Pasi që të keni debatuar rreth situatës së pakëndshme dhe keni bërë një pushim të shkurtër, provoni sërish. Një pauzë e vogël, qoftë për të biseduar, për ndonjë racion, masazh etj. ul stresin dhe anksiozitetin dhe i ndihmon mashkullit që më mirë të përqendrohet tek ajo që dëshiron.

Duhet të keni parasysh që jetojnë në një botë me shumë stres, andaj edhe meshkujt nuk e kanë aq lehtë.

3. Heqje dorë

Edhe nëse kjo akoma nuk ndodh, duhet ta dini që duhet të hiqni dorë. Nëse sot nuk keni sukses, gjithsesi herën tjetër do të jetë më mirë. Bëni me dije që e prisni me qejf atë herën tjetër dhe filloni “aksionin”.

Nëse nuk ndodh shumë shpesh, është fjala për lodhje dhe stres dhe nga kjo gjë nuk duhet bërë ndonjë problem i madh, është konkludimi i ekspertëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat