Maskë për flokë nga mustarda: Përshpejton rritjen dhe forcon flokët për një kohë të shkurtër!

Life style

Maskë për flokë nga mustarda: Përshpejton rritjen dhe forcon flokët për një kohë të shkurtër!

Më: 12 mars 2018 Në ora: 08:35
Foto ilustrim

Është interesante që maska nga mustarda është praktikuar gjatë viteve gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar. Ajo nuk e ka humbur popullaritetin e saj, falë rezultatet të cilat i jep.

Nëse flokët tuaj rriten ngadalë dhe dëshironi që për një kohë të shkurtër të keni flokë të shëndetshme dhe të gjatë, mund t’ju ndihmojë maska nga mustarda. Stimulon rritjen dhe jep rezultat të shkëlqyeshëm për një kohë të shkurtër.

Gjithashtu duhet përmendur që maska nga mustarda përbëhet nga përbërësit natyralë dhe u përshtatet pronarëve si për flokë natyralë ashtu edhe flokë të ngjyrosur.

Megjithatë, përdorimi i kësaj maske nuk është i përshtatshëm për biondinat, sepse mund t’u japë ngjyrë të verdhë në afërsi të rrënjëve të flokëve.

Si ta përgatitni maskën nga mustarda në shtëpi?

Për të përgatitur këtë maskë në shtëpi ju nevojiten këta përbërës:

– një lugë e gjysmë mustardë,

– 1 lugë vaj ulliri,

– 2 të verdhë të vezëve,

– 1 lugë e vogël mjaltë,

– një lugë e gjysmë ujë të nxehtë.

Përgatitja:

Qitni mustardën në një enë dhe përzieni mirë me ujë. Lëreni të qëndrojë 4 minuta. Pastaj shtoni përbërësit e tjerë dhe lëreni maskën të qëndrojë edhe 3 minuta.

Pastaj qiteni maskën në lëkurë të kokës sikur i ngjyrosni rrënjët e flokëve. Maskën mund ta qitni me brushë apo me gishta. Gjëja kryesore është që maska nuk qitet në gjatësinë e flokëve.

Kur ta qitni maskën në lëkurën e kokës, mbështillni flokët me foli (alumini apo të tejdukshme), pastaj ngroheni kokën me peshqir. Mbajeni maskën rreth 20 minuta.

Nëse papritur ndieni therje, menjëherë shpëlajeni maskën në mënyrë që të mos e dëmtoni lëkurën e kokës. Për të arritur rezultate, përdorni maskën një herë në javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat