Palltoja klasike e hirtë në tri mënyra

Life style

Palltoja klasike e hirtë në tri mënyra

Më: 15 mars 2018 Në ora: 19:14
Ilustrim

Palltoja e hirtë është pjesë e gardërobës të cilën të gjithë e kemi në dollap, ndërkaq mënyrat me të cilat mund ta kombinoni kur t’ju bëhet monotone janë të pafund.

Ditëve të ftohta mund ta kombinoni me pjesë në trend ngjyrë smeraldi, me astragal me modele lëkurë gjarpri ose me pjesë të lëkurës me llak të cilat këtë sezon janë mbushur përplot rrugët e qyteteve.

Për dukjen e përditshme vishni pantallona trendi të dekonstruktura, këmishë role dhe këpucë deri në nyja me modele lëkure gjarpri të cilat do të ngrenë kombinimin e këtillë ditor në nivel të ri.

Palltoja e hirtë shkëlqyeshëm do të funksionojë edhe me kombinimin e larmishëm me funde dhe pulovra me detaje ngjyrë të kuqe.

Bashkë me këto do të dukeni shkëlqyeshëm me çizme të ngushta me taka të larta, të cilat shkojnë deri në gjatësinë e mbigjunjve, ndërkaq detaje finale mund të krijoni me buzëkuqin ngjyrë të zjarrtë.

Ngjyra e përmendur më parë ngjyrë smeraldi të gjelbër perfekt shkon me tonet e hirta andaj edhe këtë vjeshtë kërkoni në formë këpucësh apo çantash.

Veç kësaj, për raste formale bashkë me pallton e hirtë krenohuni në rrobat trendi të cilat përbëhen nga pantallona të shkurtra me role dhe me fanella me supe të hapura.

Me kombinimin e tillë palltoja e hirtë me siguri më nuk do t’ju bëhet monotone.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat