Megjithatë, nuk është vetëm fjalë plakash: nëse në shtatzëni ju mundon djegësira në stomak, do të lindni beben me shumë flokë

Life style

Megjithatë, nuk është vetëm fjalë plakash: nëse në shtatzëni ju mundon djegësira në stomak, do të lindni beben me shumë flokë

Më: 16 mars 2018 Në ora: 08:13
Ilustrim

Shtatzëninë, më shumë se në periudhën tjetër të jetës, e shoqërojnë thashethemet e plakave.

Ka ndonjë magji në ato që dikush ia qëllon se a do të jetë bebja e gjinisë femërore apo mashkullore dhe si do të dukej.

Ekzistojnë besime dhe hamendje të shumta, të cilat e shoqërojnë shtatzëninë, por që kanë të bëjnë me beben që do të lindë.

Shumica e tyre nuk janë të vërteta, mirëpo nuk mund të thuhet edhe për konstatimin që bebja do të lindë me shumë flokë, nëse shtatzëna ka pasur djegësirë në stomak.

Kjo tani është konstatuar edhe shkencërisht.

Studimi i bërë në Universitetin Jane Hopins, me 64 shtatzëna, ka treguar lidhjen e djegësirës dhe flokëve tek bebja, ndërsa fjala është për hormonin i cili ndikon te të dyja rastet.

“Në kundërshtim me pritjet tona, ka rezultuar që ekziston lidhshmëria midis intensitetit dhe shpeshtësisë së djegësirës gjatë shtatzënisë dhe sasisë së flokëve tek i porsalinduri”, sqarojnë shkencëtarët të cilët e kanë bërë studimin.

Sqarimi qëndron tek hormoni i estrogjenit i cili tajit shumë gjatë shtatzënisë.

Ky hormon ndikon në rritjen e flokëve të bebes dhe në intensitetin e lirimit të muskujve të cilët mbyllin ezofagun, prandaj varet se a do të vuajë shtatzëna nga djegësira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat