Rrëfehet 22 vjeçarja: Bëra seks me ish të dashurin që më tradhtoi gjatë shtatzënisë, por një thirrje...

Life style

Rrëfehet 22 vjeçarja: Bëra seks me ish të dashurin që më tradhtoi gjatë shtatzënisë, por një thirrje...

Nga: Bota sot Më: 16 mars 2018 Në ora: 15:28
Ilustrim

Një grua 22 vjeçare ka rrëfyer për the Sun se i dashuri i saj me të cilin ka qenë në lidhje për 5 vjet, e ka tradhtuar atë gjatë shtatzënisë dhe për këtë janë ndarë, përcjell Bota sot.

Gruaja, që është nënë e një djali, ka treguar se tashmë jeton në një shtëpi e ndarë por që një ditë ish i dashuri e ka ftuar në shëtitje, ku janë puthur dhe kanë përfunduar duke bërë seks.

Por, ajo tregon se derisa donin të bënin seks, atë e ka thirru dikush në telefon dhe ai e ka ndalur atë, por që 22 vjeçarja dyshon të ketë qenë një femër tjetër.

Më pas thotë se ai është larguar dhe tani nuk i lajmërohet në telefon dhe nuk i kthen mesazhet, derisa gruaja është e acaruar.

Lexojeni rrëfimin e plotë të 22 vjeçares:

Unë dhe ish i dashuri im do të bënim seks, kur ai pranoi një thirrje në telefon.

Ai shpejt e ndaloi por unë mendova se ishte një vajzë tjetër. Pse ai duhet të flejë me mua nëse tashmë ka gjetur dikë tjetër?

Unë jam 22 vjet, ish i dashuri im është 24 vjet dhe ne kemi një djalë 2 vjet. Ai më tradhtoi kur isha shtatzënë dhe më theu zemrën.

Ne ishim bashkë për pesë vite dhe unë isha e detyruar ta lija të shkonte.

Unë po jetoja në një shtëpi të dashur dhe më pas ne filluam të jetonim bashkë në shtëpinë tonë. Ishte e rëndë pas ndarjes nga ai, andaj unë shkova të jetoja afër prindërve, për një fillim të ri.

Njoha një djalë të ri dhe për disa muaj ne patëm një kohë të bukur bashkë.

Ai ishte më i vjetër. Ai donte që ne të ishim bashkë zyrtarisht dhe të kishim më shumë fëmijë bashkë. Kjo ishte gjëja e fundit që unë doja. Tani ne shkruajmë nganjëherë por vetëm si miq.

Disa javë më parë unë pranova një mesazh nga ish i dashuri im, i cili më ftoi për të dalë për shëtitje në një të diel.

I tregova se djali im ishte tek prindërit e mi, por ai insistoi se donte të më shihte mua dhe pranova.

Ne folëm për orë të tëra dhe ishte si në kohët e vjetra. Ai u betua se nuk ishte me askënd tjetër prej kohësh.

Ne po qëndronim në një vend të qetë dhe ai filloi të më puthte, kështu të gjitha ndjenjat u rikthyen.

Mënyra se si ai më shikonte dhe më puthte ishte aq pasiononte.

Ne bëmë seks të mahnitshëm kur u kthyem në shtëpinë time, por ajo thirrje që i erdhi më bëri të dyshoja.

Ai më pas bëri një dush të shpejtë dhe u largua.

I kam shkruar atij më pas dhe jam përballur me ato që kam dyshuar, duke kërkuar nga ai që të mos më gënjejë, por ende nuk ka kthyer asgjë.

Intuita ime më thotë se ai takohet me dikë tjetër. Kur e thërras ai nuk e hap telefonin dhe unë e mendoj se është me dikë tjetër.

Tani ndihem shumë keq, nervoze dhe shumë xheloze.

Përgjigja e psikologes:

Jam e sigurt se ai ende të dëshiron. Por për të, dëshira dhe angazhimi janë dy gjëra që nuk shkojnë bashkë.

Ka mundësi që ai të ketë qenë i sinqertë atë ditë kur keni bërë seks, por kjo nuk do të thotë se është i gatshëm për familje dhe obligime.

Ndoshta ai ndihet i turpëruar për atë që ka bërë, por mësimi që ke nevojë të marrësh është që ai ende nuk është i besueshëm.

Mos provo ta thërrasësh, ti e meriton dikë më të mirë dhe këtë duhet t’ia kujtosh vetes sa herë që nervozohesh. Thuaj se duhet të pajtoheni për një kohë që ai të mund ta shohë djalin dhe asgjë më shumë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat